Rrjet evropian për krimet e komunizmit
20/12/2008 Ish-vendet komuniste nënshkruajnë marrëveshjen. Zbardhje e veprimtarisë së ish-policisë sekrete
Birthler: Do të ndihmojmë vendet që nuk kanë bërë lustracionin sistematik
Në një kohë kur politika shqiptare është përfshirë në një debat të stërzgjatur për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, Gjermania ka marrë iniciativën për ngritjen e rrjetit për zbardhjen e krimeve të policive të fshehta komuniste. Përmes kësaj iniciative synohet t’u jepet një ndihmë e veçantë të gjitha vendeve ish-komuniste që deri më sot nuk është bërë lustracioni sistematik. Në listën e këtyre vendeve përfshihet edhe Shqipëria, e cila me përjashtim të një ligji të miratuar në vitin 1995, që dy vjet më pas humbi çdo vlerë ligjore, është ndër të paktat vende që 18 vjet pas rrëzimit të sistemit diktatorial është në fazën e debatit nëse duhet miratuar apo jo ligji për hapjen e dosjeve. Edhe iniciativa e fundit për miratimin e ligjit është konsideruar e papranueshme jo vetëm nga opozita, por edhe nga një pjesë e trupit diplomatik të
akredituar në Tiranë.
Qëllimi i rrjetit
Për drejtuesen e zyrës së dosjeve të STAS-it (ish-shërbimi sekret në Gjermaninë Lindore) Mariane Birthler krijimi i rrjetit evropian do të bëjë të mundur shtimin e bashkëpunimit mes ish-vendeve komuniste për zbardhjen e krimeve të kryera në atë kohë. Njëri prej projekteve të rrjetit do të jetë që përmes internetit ose në formë të shtypur do të vërë në dispozicion njëkohësisht informacione për punën në shtatë vendet nënshkruese, ku nuk bën pjesë Shqipëria. Me rrjetin evropian Birthler do të mbështesë edhe iniciativa në vende të tjera ish-komuniste, në të cilat nuk bëhet akoma lustracioni sistematik. “Mund ta merrja me mend që kooperimi, vetë fakti që ai ekziston dhe që ne jemi prezent në nivel evropian u jep besim dhe forcë këtyre njerëzve”, - shprehet Birthler në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes për ngritjen e rrjetit. Sipas saj, një Evropë e ribashkuar dhe e lirë nuk përfytyrohet dot pa një vetëdije për historinë e saj të shumëllojshme, por edhe kontradiktore. Kushtet e vendeve pjesëmarrëse në këtë rrjet janë shumë të ndryshme nga njëra-tjera. Në këtë kuadër, në Çeki që prej mesit të viteve ’90 bëhet zbardhja e krimeve komuniste, por që t’i shohësh dosjet, lejohet që prej dhjetë muajsh. Drejtuesi i zyrës së lustracionit në Pragë Miroslav Lehky shprehet se “tashmë të gjitha dosjet janë në dispozicion për t’u analizuar dhe natyrisht duam t’i hapim të gjitha”. Ndërsa në rastin e Bullgarisë drejtuesi i zyrës së lustracionit Evtim Kostadinov shprehet se qëllimi është që të gjithëve t’u jepet mundësia që të shohin dosjet. “Një detyrë e dytë e rëndësishme është t’ia bësh të ditur opinionit emrat e personaliteteve të jetës publike që në të kaluarën kanë qenë zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjës të shërbimeve sekrete”, - thekson ai.
Procesi
Shqipëria renditet ndër vendet e fundit ish-komuniste që nuk ka mundur të miratojë një ligj të mirëfilltë për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Për rreth 3 vjet procesi u bllokua në Kuvend, edhe pse tri parti politike – PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja – kishin depozituar draftet e tyre për miratimin e ligjit. Gjatë periudhës së fundit dy partitë kryesore në vend duket se dhanë sinjalet e bashkëpunimit për miratimin e një ligji përfundimtar, por pikat e tyre të ndarjes ishin më të shumta se ato të arritjes së një konsensusi. Kjo e detyroi PD-në që nëpërmjet relatorit të saj, deputetit Aldo Bumçi, të paraqiste një draft të sajin përfundimtar, i cili është debatuar në Kuvend.
Leksioni gjerman
Gjermania është i vetmi vend që ka realizuar plotësisht procesin e hapjes së dosjeve të ish-shërbimit sekret STAS. Menjëherë pas rrëzimit të Murit të Berlinit në Gjermani u miratua ligji i lustracionit, ku iu dha mundësia çdokujt që të shohë dosjet e STAS-it. Më tej, ligji i lustracionit është miratuar edhe në Çeki dhe Poloni si dhe në ish-vendet komuniste Rumani dhe Bullgari. Gjithashtu edhe Maqedonia ka miratuar ligjin për hapjen e dosjeve, ndërsa dy vendet që kanë ndërprerë këtë proces janë Shqipëria dhe Serbia. Në Shqipëri variantet më të përfolura për miratimin e një ligji janë ato të aplikuara në Çeki dhe Poloni.