SHBA, ulet papunësia, hapen vende të reja pune

Në muajin nëntor papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë ndjeshëm. Konkretisht ka shkuar në 8.6 % në muajin nëntor, niveli më i ulët i papunësisë në këto dy vjet e gjysmë, nga 9% që ishte më parë, bënë të ditur autoritetet amerikane. Sipas departamentit të punës “ekonomia amerikane shtoi 120 mijë vende të reja pune në nëntor”. Megjithatë sipas analistëve, një prej arsyeve që sjellin shifra pozitive për uljen e papunësisë në Shtetet e Bashkuara është se një numër i madh njerëzish kanë hequr dorë nga kërkesa për pune dhe për pasojë nuk janë numëruar si pjesë e të papunëve.