E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Piter Feith dënon paralajmërimin e Vetëvendosjes

Bllokada e paralajmëruar e Lëvizjes Vetëvendosje në dy pikëkalime kufitare, as nuk do ta promovoj pozicionin ndërkombëtar aktual të Kosovës e as nuk do të ndihmoj në përpjekjet për ndërtimin e raporteve normale me Serbinë, ka thënë sot përfaqësuesi ndërkombëtar civil, Pieter Feith.

Sipas njoftimit nga Zyra e tij, ai ka theksuar se kjo bllokadë nuk do t’i ndihmojë përpjekjet e qeverisë, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për të ndërtuar raporte normale fqinjësore ndërmjet Serbisë e Kosovës.

“Kjo nuk është sjellje me përgjegjësi nga një organizatë e përfaqësuear në Kuvendin e Kosovës”, tha Feith, dhe shtoi se “nëse aksioni nga Vetëvendosja shkon përpara ai do ta dëmtoj reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke demonstruar mungesë të respektit për njërën nga vlerat themelore në Evropë, që është liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave”.

Feith vlerëson se “me angazhimin e saj konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Kosova ka arritur të mira praktike për shtetasit e vet, ndërsa aksioni i Vetëvendosjes e rrezikon shkatërrimin e këtyre rezultateve”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›