E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Mos e përkrahni Vetëvendosjen

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që më 14 janar të mos iu përgjigjen thirrjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për prishje të qetësisë publike dhe kërkesave tjera për pengimin e funksionimit të institucioneve të Kosovës.

Apelin për qytetarët, PDK-ja e ka bërë përmes një komunikate për media, ku njoftohet se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur të enjten nën drejtimin e kryetarit të saj Hashim Thaçi, është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Kryesia e PDK-së apelon tek qytetarët e Kosovës që më 14 janar ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë rendin kushtetues dhe mos të përkrahin thirrjet për prishje të qetësisë publike.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e Kosovës që më 14 janar të mos iu përgjigjen thirrjeve për prishje të qetësisë publike dhe kërkesave tjera për pengimin e funksionimit të institucioneve të Kosovës. Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës apelon tek qytetarët e Kosovës që të respektohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës, të respektohen ligjet, të ruhet siguria, interesat dhe pasuria e vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Përveç që apelon tek qytetarët e Kosovës për qetësi dhe të mos u përgjigjen thirrjeve provokative, Kryesia e PDK-së fton qytetarët që të qëndrojnë larg veprimeve që dëmtojnë imazhin pozitiv të Kosovës në prag të fillimit të bisedimeve për liberalizimit të vizave dhe në vitin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›