E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulje dënimi, 83 të dënuarit që duan të përfitojnë



Laureta Rryçi

Tiranë - Ulja e dënimit vazhdon të jetë një nga të drejtat që shfrytëzohet më shumë nga të burgosurit që kanë marrë një vendim të formës së prerë. Nga muaji gusht e deri në ditët e sotme në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 83 kërkesa të tilla. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë emrat e të dënuarve dhe vendimin e gjykatës në rastet kur është shprehur mbi to. Në listë janë edhe gra të dënuara që kërkojnë të përfitojnë 3 muaj burg më pak në mënyrë që ta kryejnë sa më parë dënimin mbetur. Kjo kërkesë aplikohet nga të gjithë të dënuarit, pavarësisht veprës penale që mund të kenë kryer.
Kërkesat
Nga ditët e para të gushtit e deri në dhjetëditëshin e parë të janarit, në Gjykatën e Faktit të Tiranës janë depozituar 83 kërkesa të dënuarish. Për një pjesë prej tyre gjykata është shprehur duke vendosur sipas rasteve që kanë qenë për shqyrtim. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan se të burgosurit, për të konsumuar këtë të drejtë, i drejtohen gjykatës me një sërë dokumentacionesh. Për të përfituar ulje dënimi ata më parë duhet të jenë sjellë mirë në institucionin e riedukimit ku vuajnë dënimin, si dhe të kenë zbatuar rregulloren e burgut me përpikëri. Një rol të rëndësishëm luan dhe vepra penale për të cilën ata janë dënuar si dhe dokumenti i lëshuar nga kreu i burgut në të cilin flitet për të dënuarin. Po kështu, kushtet e vështira ekonomike, gjendja e vështirë shëndetësore apo probleme të tjera familjare, nëse ekzistojnë, do t ndihmonin të burgosurin që të përfitonte 90 ditë burg falje. Sipas procedurave, në momentin që depozitohet një kërkesë fillimisht kalon në short për të përcaktuar gjyqtarin që do të gjykojë. Më pas përcaktohet dita e zhvillimit të procesit dhe në pak seanca fillimisht dëgjohet i dënuari se përse kërkon ulje dënimi dhe në fund juristi i burgut, që flet për dosjen e këtij të dënuari. Gjyqtari i çështjes, pasi i ka dëgjuar të dyja palët, vendos në fund nëse do ta pranojë kërkesën apo jo. Sipas ligjit në fjalë, i burgosuri ka të drejtë ta ushtrojë vetëm një herë në vit këtë të drejtë.
Të burgosurit VIP-a
Gjithkush prej të burgosurve do të preferonte 90 ditë burg më pak. Natyrisht, ata që cilësohen si VIP-a kanë anë negative dhe pozitive për të përfituar ose jo nga kjo ulje dënimi. Në këtë listë nuk mungojnë gratë e dënuara që kryesisht janë të dënuara për veprën penale të vrasjes. Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen gjykatës për ulje dënimi jo vetëm për sjelljen e mirë, por edhe për arsyen e fëmijëve, që me ekzekutimin e bashkëshortëve të tyre ata kanë mbetur jetimë.

83 të dënuarit që kanë bërë kërkesë për ulje dënimi në Gjykatën e Tiranës

Irena Ziri Ulje dënimi - Pranuar
Afërdita Nakoleci Ulje dënimi - Rrëzuar
Qamil Shtishi Ulje dënimi - Pranuar
Afrim Toska Ulje dënimi - Pranuar pjesërisht
Gentian Mehmeti Ulje dënimi - Pranuar
Lulzim Shera Ulje dënimi
Durime Gega Ulje dënimi
Roland Fejzullahu Ulje dënimi - Pranuar
Sulltana Koleci Ulje dënimi - Pranuar
Sokol Koçerri Ulje dënimi - Pranuar
Muharrem Çali Ulje dënimi
Bledar Balliu Ulje dënimi Inkompetenca
Arjan Polisi Ulje dënimi - Pranuar
Elvis Mero Ulje dënimi Pushuar
Shaqir Gaba Ulje dënimi
Adrian Veseli Ulje dënimi
Myslym Nanxa Ulje dënimi Pushuar
Luan Avdyli Ulje dënimi
Halil Memeti Ulje dënimi - Pranuar
Gentian Hoxha Ulje dënimi Inkompetenca
Elton Halili Ulje dënimi
Saimir Beloshaj Ulje dënimi
Ardian Qerimi Ulje dënimi
Klodian Qarri Ulje dënimi
Lulzim Çollaku Ulje dënimi Inkompetenca
Agim Korra Ulje dënimi
Denis Dervishi Ulje dënimi
Hajrie Hoxha Ulje dënimi Pushuar
Durim Onuzi Ulje dënimi Pushuar
Aurora Breçani Ulje dënimi
Egliana Patoku Ulje dënimi
Lavdie Haluli Ulje dënimi
Daniela Pacani Ulje dënimi
Mrika Ndoci Ulje dënimi
Lule Jaku Ulje dënimi
Nulifer Elezi Ulje dënimi
Ilir Kishta Ulje dënimi - Pranuar
Sokol Zhegu Ulje dënimi
Xhelil Koldashi Ulje dënimi
Elton Halili Ulje dënimi
Edmond Drita Ulje dënimi
Naile Balla Ulje dënimi
Klodian Sulçe Ulje dënimi
Arjan Nallbani Ulje dënimi
Ramazan Topi Ulje dënimi
Xhevrie Zyko Ulje dënimi - Pranuar
Redi Kromidha Ulje dënimi
Besnik Neli Ulje dënimi
Valter Ahmetaj Ulje dënimi - Pranuar
Festim Xhani Ulje dënimi
Kujtim Karamuça Ulje dënimi
Manushe Meçe Ulje dënimi
Aleksandër Koliçi Ulje dënimi
Shkëlzen Cani Ulje dënimi
Ilir Balla Ulje dënimi
Edmont Drita Ulje dënimi Pushuar
Bledar Duraj Ulje dënimi
Gerti Hoxha Ulje dënimi
Lutfije Rexhepi Ulje dënimi
Dylbere Teluli Ulje dënimi
Naile Ahmati Ulje dënimi
Endri Avdia Ulje dënimi - Pranuar
Enio Dervishi Ulje dënimi
Mariglen Gruda Ulje dënimi
Genti Gjika Ulje dënimi
Ornela Capo Ulje dënimi
Kujtim Biraçi Ulje dënimi
Rezart Kalemi Ulje dënimi
Julian Bija Ulje dënimi
Shkurte Kozi Ulje dënimi
Alvaro Vyshka Ulje dënimi
Xhevdet Rrokaj Ulje dënimi
Endrit Qyqja Ulje dënimi
Besnik Keta Ulje dënimi
Skënder Gurra Ulje dënimi
Remzi Hoxha Ulje dënimi
Besmir Fetishi Ulje dënimi
Nafije Lika Ulje dënimi
Kildi Kodra Ulje dënimi
Arben Kuqi Ulje dënimi
Haki Kodra Ulje dënimi
Fatjon Saliu Ulje dënimi
Bledar Mneri Ulje dënimi

11 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›