E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ullishtet”, Rama: Skema korruptive e Berishës

Projekti i qeverisë “Shqipëria Ullishte” është cilësuar nga kreu i PS Rama si një tjetër skemë korruptive në favor të familjes Berisha dhe miqve te tij. Rama i bëri apel kryeministrit të ndalë dhurimin e pasurive natyrore të shqiptarëve. 

TIRANE- Nisma e qeverisë për mbjelljen e 20 milionë rrënjë ullinjve është kundërshtuar nga kreu i opozitës Edi Rama, si një tjetër përpjekje e kryemimistrit Berisha për skemë korruptive dhe përfitim personal. Rama i është referuar vendimit të qeverisë Berisha në tre vjetë rresht për këtë nismë, e cila ka nisur të zbatohet ndonëse nuk ka patur kurrë një studim për këtë çështje. Edi Rama tha se me firmën e kryeministrit janë dhënë me koncension me vlerën 1 euro, 1000ha në zonën e Kavajës, vendim i marrë pa një studim dhe procedurë konkurimi.

“Dhënia me koncesion e tokës me një çmim qesharak prej 1 euro nga ana e qeverisë, duhet që kryeministri dhe ministri i Bujqësisë, të shpallin një procedurë konkurimi për të tërhequr oferta nga investitorë të vendeve të huaja, por përkundrazi ata kanë përdor një procedurë përjashtuese ”- tha kryesocialisti Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste shigjetoi Berishën se pas patriotizimit si në rastin e Durrës-Kukës, Shqippëria si një superfuqi energjike në rastin e konecesioneve të HEC-eve dhe TEC-eve apo edhe projektit “Shqipëria Ullishte” fshihet vetëm korrupsioni brenda familjes biologjike dhe politike të kryeministrit

“I bëj apel Berishës që ta ndalojnë zhvillimin e mëtejshëm të kësaj skeme korrupsioni me dhurimin e tokave shtetërore tek miqtë e tij dhe familja e tij”, u shpreh Rama.

Pak kilometra larg kodrave që rrethojnë liqenin artificial, kreu i PS-së njeherësh kryetari Bashkisë së Tiranës akuzoi qeverinë se në vend të ullinjve ka betonizar këto kodra nëpërmjet ndërtimeve pa kriter në komunën e Farkës.

“Këto kodra të kthyera në kodra betoni pa asnjë kusht normal për jetesën e njerëzve, si dhe të gjithë zhvillimet e tjera jashtë vijës së verdhë të Unazës së Madhe nuk janë zhvillime të lejuara nga Bashkia e Tiranës, por janë pjesë e atij zhvillimi barbar që gjatë këtyre viteve ka degraduar hapsirave mes qyteteve”, ka theksuar më tej krybashkiaku Rama në fjalën r tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›