E Diel, 1 Nëntor 2026

FRESSH-i i Durrësit: Politika, e drejtë dhe detyrim qytetar

>"Më shumë hapësirë në politikë dhe politikëbërje për të rinjtë që janë një nga faktorët më të rëndësishëm të PS-së". Kjo ishte kryefjala e një takimi të organizuar nga FRESSH-i i Durrësit me pedagogë e studentë që janë nga më të mirët në universitetet ku studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Në këtë takim, ku ishin të pranishëm rreth 100 të rinj pedagogë e studentë, mërrte pjesë kryetari i FRESSH-it të Durrësit, Ilir Gjermeni dhe e ftuar ishte sekretarja e PSSH-së për shoqërinë civile dhe shanse të barabarta, Edlira Haxhiymeri si dhe sekretari organizativ i PS-së Durrës, Gëzim Agasi. Të rinjtë pjesëmarrës në këtë takim e vunë theksin tek besimi që ata po ndjejnë për këtë politikë të re të PS-së. Ata, pavarësisht origjinës së tyre e kanë përqafuar plotësisht politikën e re të PS-së dhe u shprehën se më këtë alternativë ata shohin një të ardhme të sigurt brenda vendit të tyre. Sekretarja e PSSH-së për shanse të barabarta, Edlira Haxhiymeri u shpreh se të gjithë të rinjtë, pa dallim bindjesh duhet të bashkohen me PS-së3 për të mos pranuar më në heshtje vendime arbitrare që merren për ta, por të bëhen zotër të fatit të tyre, duke kontribuar me ide dhe energji pozitive, në mënyrë që Partia Socialiste, forca e ndryshimit të vendit, të dijë se çfarë ata kërkojnë dhe më pas t'i realizojë kërkesat e tyre. Studentja e më e mirë e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin "Zoja e Këshillit të Mirë", Alda Kushi u shpreh se arsyet për të cilat të rinjtë duhet të integrohen në politikë janë të shumta. Kushi theksoi se të rinjtë gjatë arsimimit njihen me sisteme e programe të ndryshme politike në botë, kanë mundësitë ti konfrontojnë ato dhe të zgjedhin politikat më premtuese dhe më të realizueshme në vendin tonë. Të rinjtë janë ato që i sjellin politikës impulsin dhe dinamizmin e duhur pasi ata nuk ecin në të njëjtën frymë dhe vijë të politikës së vjetër, por sjellin një mentalitet të ri, ide të reja që shpesh kthehen në programe politike mjaft efikase. Të rinjtë janë vëzhgues të kujdesshëm të cilët jo vetëm që mësojnë nga politika e vjetër (që të mos bien në të njëjtat gabime) por dhe përpiqen ti ndreqin ato duke i përshtatur me kohën dhe vendin. Ndërsa kreu i FRESSH-it të Durrësit, Ilir Gjermeni u ndal veçanërisht tek mënyra moderne e alternativës socialiste në përfshirjen e të rinjve në politikë por edhe se e ardhmja socialiste e këtij vendi premton një integrim të të rinjve edhe në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Ai u shpreh i bindur se vetëm me politikën e re të PS-së mund të kthehet besimi i të rinjve për të realizuar në Shqipëri të gjitha ëndrrat e tyre. Të rinjtë e Durrësit në këtë takim ngritën shqetësime të mëdha lidhur kryesisht me ekonominë e rënduar në vend dhe sidomos me situatën shqetësuese në arsim por edhe shqetësime për fusha të tjera ku situata po përkeqësohet përditë e më shumë nga paaftësia e qeverisë aktuale. Ata kanë shkëmbyer mendime dhe eksperienca duke debatuar mbi politikat rinore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›