E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulni cmimet shtepite me shtrenjte se ne Berlin

Ekonomia vazhdon të jetë kryefjala e axhendës së këshillit të ministrave. Në mbledhjen e qeverisë, shefi i ekzekutivit, Sali Berisha foli për çmimet alarmante të shitjes së apartamenteve në zonat periferike, duke u kërkuar ndërtuesve të zbatojnë rregullat e tregut dhe të kuptojnë që edhe fitimi e ka një kod. Këtij rasti kreu i qeverisë iu referua duke ilustruar faktin se çmimet e ndërtimit në zonat periferike shqiptare janë 40-50% më shtrenjtë sesa në periferinë e Berlinit.  

"Ajo që e pengon tregun nuk është aspak mungesa e parave, por babëzia sepse më duhet të them që ka ndërtues që kërkon ti shesë qytetarëve të këtij vendi, në periferi po flas dhe jo në qendër, pasi nuk është preokupimi i qeverisë ata që blejnë në qendër, pasi ata i kanë mundësitë, por në periferi është ekzakt 40 -50 % më i kushtueshëm se në periferinë e Berlinit, qytetit më të kamur të Europës"-tha Berisha.

Duke i`u referuar deklaratave të kryeopozitarit, Edi Rama se do të anulojë privatizimet sapo të vijë në pushtet, kryeministri Berisha e cilësoi atë si nacionalist që i përket zhanrit të Hugo Chaves.

"Shqipëria është absolutisht vendi më privat i Evropës. Dhe ata të cilët shprehen se do të bëjnë nacionalizime, atyre iu kujtoj Chavezin, sepse i vetmi i vetëshpallur socialist në botë është Hugo Chavez që bën nacionalizime. Nuk asnjë forcë politike  që të ketë nacionalizimim, sepse të heqësh privatizimin do të thotë të fusësh nacionalizimin"-theksoi ai.

Në bilancin e tri mujorit të  parë të këtij viti, Berisha theksoi se transporti dhe industria kanë pësuar rritje, ndërkohë që sezoni i verës pritet të mbi dyfishojë sipas tij numrin e banorëve të Shqipërisë.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›