E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers takon Topallin për hapjen e dosjeve

Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, është takuar dje me kryeparlamentaren shqiptare, Jozefina Topalli, ku në qendër të takimeve ka qenë çështja më e nxehtë e debatit politik, ligji për pastërtinë e figurave. Nuk ka pasur njoftime për mediat për atë ccfarë u bisedua në takim, por ai erdhi fill pas reagimit të ambasadës së SHBA-së, e cila kërkonte shtyrjen e votimit për këtë ligj dhe diskutimin e tij me ekspertë ndërkombëtarë. Uidhers nuk pranoi të komentonte për mediat në lidhje me takimin e tij prej 45 minutash me kryetaren e Kuvendit, por duket se i ka kërkuar Topallit që miratimi i ligjit të shtyhet për pak kohë në mënyrë që të zgjidhen të gjitha shqetësimet që janë ngritur në lidhje me projektin e mazhorancës për hapjen e dosjeve. Duke u bazuar në qëndrimin e bërë publik më parë mendohet se Uithers i ka kërkuar që projekti të certifikohet, pra të shikohet edhe nga ekspertët ndërkombëtare duke pasur parasysh të gjithë bazën ligjore. Ndonëse detajet e bisedës janë mbajtur të fshehta për media, hapja e dosjeve ka krijuar një tjetër debat mes faktorit ndërkombëtar dhe autoriteteve shqiptare. Faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë kanë reaguar duke kërkuar njëzëri që të tregohet maturi. Ata kanë kërkuar që të mos nxitohet, por ligji të rishikohet edhe një herë. Gjithsesi, ndërkombëtarët kanë theksuar nevojën e një ligji të tillë, por edhe pse Shqipëria ende nuk ka një ligj për hapjen e dosjeve, ndërkombëtarët kërkojnë durim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›