Britania: Dosjet të votohen pas ekspertizës së huaj
Reagimit të SHBA-së dhe OSBE-së i është shtuar dje edhe reagimi i ambasadës britanike në Tiranë, e cila bëri publike një deklaratë në sinkron me atë të ambasadës së SHBA-së. Britanikët kanë bërë thirrje për maturi dhe qetësi në lidhje me këtë projekt. Shtyrja e votimit të këtij ligji është përshëndetur nga ambasada britanike, njëkohësisht është bërë thirrje që të shqyrtohen të gjitha detajet e tij, në mënyrë që të mos ketë përplasje me Kushtetutën apo me standardet ndërkombëtare. “Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Shqipërisë, shprehet e shqetësuar për votimin e afërt në Parlament të projektligjit "Për pastërtinë e figurave", thuhet në deklaratën e djeshme të kësaj ambasade. “Ka shumë rëndësi që një ligj me pasoja kushtetuese kaq serioze të shqyrtohet dhe diskutohet gjerësisht në një kohë të mjaftueshme, duke përfshirë në këtë proces dhe ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Procesi i pastrimit të figurave duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne mendojmë se shtyrja e procesit të votimit për të lejuar konsultime dhe debate publike më gjithëpërfshirëse do ishte një hap pozitiv dhe i mirëpritur”, - thuhet më tej në reagimin e përfaqësisë diplomatike të Londrës në Tiranë.
“Tirana Observer” dorëzon çmimet “Njeriu i vitit 2008”
Ilir Meta në politikë, Mero Baze në media, Dritëro Agolli në art-kulturë dhe Romela Begaj në sport janë fituesit e anketës “Njeriu i vitit 2008” shpallur dje nga gazeta “Tirana Observer”. Në ceremonitë përkatëse, drejtuesit e gazetës u dorëzuan çmimin të katër personave të mësipërm, të cilët morën votat maksimale. Kryeredaktori Roland Qafoku falënderoi të gjithë votuesit dhe lexuesit e gazetës që votuan për këtë anketë tashmë traditë. Duhet theksuar se anketa zgjati 80 ditë dhe numri total i votave ishte 15 232. Janë votuar 161 personazhe, nga këta 50 në fushën e politikës, 33 në fushën e medias, 49 në art-kulturë dhe 29 në sport. Në fjalën e tyre pas dorëzimit të çmimit, fituesit e konsideruan këtë çmim një vlerësim për ta dhe falënderuan votuesit duke theksuar dhe faktin se tashmë kjo gazetë e ka kthyer në traditë këtë çmim dhe kjo është një risi. Ky është viti i katërt që gazeta “Tirana Observer” organizon anketën “Njeriu i vitit”. Kjo anketë cilësohet si më seriozja dhe më transparentja që zhvillohet në vend, pasi të gjitha votat publikohen në gazetë.