E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: “Qeveria dështoi në luftën kundër korrupsionit”

Partia Socialiste deklaron se qeveria e kryeministrit Berisha ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së, Musa Ulqini, tha se qeveria ka ofruar vetëm demagogji për ta luftuar këtë fenomen. “Tani që duhen edhe tre muaj për t’u mbushur 3 vjet nga ardhja e kësaj maxhorance në pushtet, ne konstatojmë me keqardhje dhe shqetësim të thellë se lufta kundër korrupsionit, që ishte dhe kryepremtimi elektoral i Partisë Demokratike, vazhdon të jetë më së shumti në terma propagandistikë dhe larg rezultateve konkrete. Madje në disa shërbime jetike, që u ofrohen qytetarëve, korrupsioni ka njohur rritje, duke ndikuar dukshëm në mirëqenien e tyre. Shumica dërrmuese e shtetasve të ndaluar nga drejtësia për korrupsion janë nëpunës të emëruar në poste të ndryshme pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet. Shqipëria vazhdon të kritikohet në raportet e ndërkombëtarëve për nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe për mungesën e rezultateve konkrete të premtuara nga qeveria aktuale”, - tha Ulqini, i cili iu referua edhe Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që shprehte shqetësimin për nivelin e korrupsionin në Shqipëri.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›