E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulqini: Shqipëria, e ndryshme nga ajo që flet Berisha

Deputeti i PS-së, Musa Ulqini, ka deklaruar se tre vjet pas ardhjes së Berishës në pushtet, qytetarët shqiptarë po ndeshen me një realitet që as e kishin menduar dhe as e kishin dëshiruar ndonjëherë. Realiteti i sotëm mediatiko-politik ofron dy Shqipëri krejt të ndryshme. Njëra është Shqipëria për të cilën flet Kryeministri Berisha dhe tjetra është Shqipëria reale. Sipas tij, Shqipëria e Kryeministrit Berisha është Shqipëria që e ka mundur korrupsionin falë punës titanike të qeverisë së tij. Dhe si shembull ka sjellë tragjedinë e Gërdecit, e cila u shkaktua falë korrupsionit të qeverisë "Berisha". Gjithashtu, Ulqini ka publikuar shifra dhe fakte konkrete të publikuara nga raportet ndërkombëtare, të cilat vërtetojnë shkallën e korrupsionit dhe keqqeverisjen që po përjeton vendi ynë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›