Bojkoti i PS-së shpëton Topin
Ndodhi ajo që është paralajmëruar. Mosparaqitja e dekreteve të Presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë për votim dje në seancën parlamentare, ka pasur si reagim një qëndrim të fortë të opozitës, e cila në shenjë proteste është larguar nga salla e Kuvendit. Manovra e socialistëve, ishte edhe një taktikë për të nxjerrë zbuluar problemin me numrat që ka mazhoranca në Parlament. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që të japë datën e saktë se kur ka ndërmend t‘i sjellë për votim në Kuvend dekretet e Presidentit të Republikës. Kryetarja Topalli ka deklaruar se pasi të bëhet gati raporti përfundimtar nga Komisioni i Ligjeve dhe t‘u shpërndahet deputetëve, do të bëhet menjëherë votimi i dekreteve, i cili mund të jetë pas dhjetë ditësh, pra ose në seancën e ditës së enjte, ose të së hënës së javës tjetër. Deklaratë e cila nuk është mirëpritur si nga opozita ashtu edhe nga deputetë të koalicionit të djathtë. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Leskaj, i ka kujtuar Kryetares së Parlamentit, se PS-ja nuk mund të mbetet peng i numrave që PD-ja nuk i ka për rrëzimin e këtyre dekreteve. Ne, tha, Leskaj, "si grup parlamentar kemi vendosur të largohemi nga seanca dhe do të kthehemi në momentin që dekretet e Presidentit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, do të jenë futur për votim në seancën parlamentare". Deklaratë e cila është mbështetur edhe nga kryetarët e grupeve të tjera parlamentare opozitare. Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Xhufi, kanë ndarë të njëjtin qëndrim me kryetaren e grupit parlamentar të PS-së, Leskaj. Deputetët e opozitës deklaruan se ishin kundër zvarritjeve që Kryetarja e Kuvendit po u bënte këtyre dekreteve. Ashtu si PS-ja, dhe ata do të merrnin pjesë në seancë, vetëm kur në rend të ditës të jenë futur edhe dekretet për votim. Kryetari i grupit të LSI-së, Pëllumb Xhufi, duke kundërshtuar kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, është shprehur se historia e dekreteve nuk ka filluar para dy ditësh kur është bërë diskutimi në Komisionin e Ligjeve, por para 6 javëve dhe kjo vonesë është shkaktuar nga Kryetarja e Kuvendit, e cila ka qenë edhe protagonistja kryesore. Duke iu drejtuar Kryetares së Kuvendit, Topalli, deputeti i LSI-së, Xhufi, është shprehur se "ju keni hyrë në debate me Presidentin pa qenë e autorizuar dhe pa pasur mandatin për një gjë të tillë. Edhe diskutimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e trumbetoni kaq shumë nuk është bërë në mënyrën e duhur. I gjithë ky debat shterp bëhet për të denigruar figurën e Presidentit të Republikës. Në nenin 136 të Kushtetutës, i cili flet për dekretet, fjala pëlqim nuk është lënë pa qëllim. Kjo fjalë nuk presupozon debat dhe diskutime, por vetëm një votim pro ose kundër dekreteve. Unë do të thosha se edhe qëndrimi ynë do t‘i bashkohet opozitës, duhet të votohen dekretet dhe jo raportet. Ditën e hënë të vijnë dekretet në Kuvend dhe ashtu siç e kërkon Kushtetuta, votimi të bëhet i fshehtë dhe jo ashtu siç e doni ju". Por qëndrimet e opozitës, janë kundërshtuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka theksuar se mazhoranca është korrekte me ligjet dhe Kushtetutën për këtë çështje. "Jemi në respekt të çdo procedure normale dhe kemi kohë 20 ditë për t‘i votuar këto dekrete nga dita e diskutimit në Komisionin e Ligjeve, ndaj nuk po e kuptojnë nxitimin e opozitës", tha Patozi. Në lidhje me deklaratat e opozitës për largimin e saj nga salla e Parlamentit, Patozi është shprehur se "ju nuk mund të përdorni politikën e ultimatumeve, sepse është një politikë sa joproduktive, aq edhe e shëmtuar, është një politikë që në nuk shkon në një vend demokratik, është një politikë që nuk duhet ta përdorë as mazhoranca mbi opozitën, e jo më opozita mbi mazhorancën". Më tej, shefi i deputetëve të PD-së, theksoi se "ne e kemi kuptuar që opozita e ka me pasion çështjen e dekreteve të Presidentit, për të cilën kanë deklaruar paraprakisht votën pro.
Deputetët e PD
Mustafaj: Parlamenti është futur në kolaps, të votohen dekretet
Dekretet e Presidentit Topi, kanë vërtetuar edhe një herë, se mazhoranca nuk gëzon një qëndrim kompakt brenda grupit të saj parlamentar. Kundër vonesave për miratimin e këtyre dekreteve, janë shprehur edhe deputetët e PD-së, Besnik Mustafaj dhe Sali Shehu. Gjatë një prononcimi për mediat pas seancës parlamentare, deputeti Besnik Mustafaj është shprehur se "aktualisht Parlamenti është në një kolaps, i cili është shumë i dëmshëm edhe për vetë imazhin e legjislativit". Unë, tha Mustafaj, mendoj se tashmë është vonë të merremi me faktin nëse janë bërë gabime apo jo gjatë rrugës për të ardhur deri këtu. Tashmë ne duhet të shohim në mënyrë shumë serioze dhe të kërkojmë daljen nga ky kolaps, nga ky ngërç. Më tej, Mustafaj ka theksuar se gjatë kësaj kohe, jam konsultuar më mjaft juristë, të cilët nuk merren me politikë dhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili po diskutohet kaq shumë kohët e fundit, thuhet se Parlamenti shqyrton jo vetëm vlefshmërinë e procedurave, por edhe meritat e kandidatëve. "Unë do të kërkoj që sa më shpejt të futen në Parlament dekretet e Presidentit që të votohen ashtu siç është e parashikuar në rregulloren e Parlamentit, pra emër për emër, në mënyrë serioze meritat e të gjithë kandidatëve", është shprehur Mustafaj. I pyetur nga gazetarët, se a duhej të votohej raporti apo dekretet, deputeti i PD-së, është shprehur se "nuk e di se çfarë do të shkruhet në atë raport, pasi ende nuk është hartuar, por sipas juristëve, një votim i tillë është non sens juridik, pra ne duhet të shohim daljen nga kolapsi dhe jo të mbetemi në emocionet negative të njërit apo tjetrit". Gjithashtu, pro votimit të dekreteve të Presidentit Topi është shprehur edhe deputeti Sali Shehu. Vota këto, që vështirësojnë më pas llogaritjet e Berishës dhe të Topallit, të cilët pas shtimit të zërave kundër, e kanë të vështirë të gjejnë votat për rrëzimin e dekreteve.
Peçi: Dekretet, vetëm me votim të fshehtë
Ngjela: Kuvendi po hyn në konflikt me Presidentin
Deputetët Spartak Ngjela dhe Spiro Peçi, dy juristët më të njohur në Kuvend i kanë kujtuar dje Kryetares së Kuvendit, se po shkelen të gjitha procedurat ligjore në lidhje me dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Gjatë fjalës së tij, avokat Ngjela ka theksuar se Kuvendi po hyn gjithnjë e më shumë në konflikt me Presidentin për çështjen e dekreteve. Duke i kujtuar Kryetares së Kuvendit dhe Kryeministrit se kanë qenë ata të parët që e kanë shkelur Kushtetutën dhe nuk kanë respektuar institucionet, Ngjela ka deklaruar se Presidenti nuk mund të bisedonte me Kuvendin për dekretet, kur dihet fare mirë se Parlamenti nuk u konsultua me kreun e shtetit për ndryshimet në Kushtetutë, të miratuar pak javë më parë. Gjithashtu, Ngjela duke cituar ligjin themeltar të shtetit, ka theksuar se dekretet ose votohen ose rrëzohen në Kuvend, por kjo gjithmonë bëhet me votë të fshehtë. Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe juristi tjetër deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, i cili ka deklaruar, se po abuzohet duke përdorur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Peçi tha se vetë thelbi i diskutimit është në kundërshtim me këtë vendim. Dekretet, tha Peçi, duhet të futen sa më shpejt në rend të ditës dhe të votohen me votë të fshehtë, ndërkohë që nuk ka kuptim ligjor që të votohen raporte apo gjëra të tjera të kësaj natyre që dolën nga Komisioni i Ligjeve.
Aleatët
Jak Ndokaj: Dekretet, detyrë e kreut të shtetit
PDK: Të mos ndërhyjmë në kompetencat e Presidentit
Pro dekreteve të Presidentit Topi dhe kundër lojës që po bën Kuvendi, është shprehur dhe PDK-ja. Nënkryetari i këtij grupi, Jak Ndokaj, ka deklaruar dje se kjo situatë me gjithë problematikën e saj, është një situatë artificiale dhe e panevojshme. Ne, tha Ndokaj, e njohim shumë mirë procedurën e dekretimit të gjyqtarëve dhe raportet e Parlamentit me Presidentin. "Kemi pasur rastin të votojmë pro dhe kundër dekreteve dhe pavarësisht interpretimeve politike askush nuk ka vënë në dyshim procedurat. Hapja e kësaj teme pa pritur dhe pa një bazë të arsyeshme ligjore lë shije të hidhur dhe na vendos në një pozitë shumë të vështirë ne si deputetë, si grup parlamentar, por edhe si pjesë e mazhorancës", është shprehur deputeti i PDK-së. Personalisht, ka theksuar ai, mendoj se debati është i panevojshëm, sepse as Kushtetuta dhe as ligjet e tjera në fuqi, nuk na japin ne të drejtën t‘i themi Presidentit mos bëj më dekrete dhe vendime pa na pyetur ne me parë. Pra, Presidenti të mos ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese, pa pyetur grupet parlamentare të dy partive të mëdha. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokristiane theksoi më tej se nuk është as e arsyeshme dhe as profesionale, jemi për të bërë ligje dhe jo për t‘i shpallur luftë e rivalitet institucioneve të tjera.
Deputeti i PS-së: Shteti shqiptar, në lëmsh
Bello: Berisha, në konflikt me të gjitha institucionet
Deputeti i PS-së, Marko Bello, ka kritikuar dje sulmet që Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit kanë ndërmarrë ndaj institucioneve të shtetit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bello është shprehur se tre vjet më parë Berisha nën sloganin "shpif, shpif se diçka do të mbetet", ia doli të paralizonte punën në disa institucione derisa më në fund ia arriti qëllimit të tij për të zgjedhur Presidentin dhe Prokuroren e Përgjithshme, që ai donte dhe që mendonte se do t‘u shërbente interesave të tij. Sot tha Bello, jemi kthyer në situatën e 2005-ës, pasi Kryeministri dhe kamikazja e tij, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, kanë hyrë në një konflikt absurd në dukje, por thellësisht antidemokratik dhe antiligjor me Presidentin e Republikës dhe me Prokuroren e Përgjithshme. "Gjërat janë bërë lëmsh, shteti është në zgrip ndërsa serioziteti dhe imazhi i Shqipërisë janë vënë në lojë. Dhe kjo si rezultat i etjes së shfrenuar për pushtet të Sali Berishës për të kontrolluar të gjitha institucionet", është shprehur Bello. Zhvillimi i vendit ndihet i kërcënuar për shkak se vëmendja është përqendruar te lufta brenda klaneve, te lufta mes rivalëve në gjirin e mazhorancës, ndaj e ardhmja demokratike e Shqipërisë dhe përpjekja e gjithë shoqërisë shqiptare për stabilitet politik dhe ekonomik janë kërcënuar seriozisht.
Gjërat janë bërë lëmsh, shteti është në zgrip, ndërsa serioziteti dhe imazhi i Shqipërisë janë vënë në lojë