Spanjë, arrestohet krimineli i luftës së Bosnjes, Veselin Vlahoic
SPANJE- Policia spanjolle tha dje se kishte arrestuar një të kërkuar për krime lufte,genocid përdhunim dhe tortura të kryera gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995. Veselin Vlahoic është emri i të arrestuarit i cili ka lindur në vitin 1969 në Mal të Zi ndërkohë që ndaj tij ishin lëshuar tre urdhër arresti ndërkombëtar. Vlahovic ishte i kërkuar dhe në Spanjë pasi akuzohej për grabitje të armatosur. I njohur me pseudonimin “Batko” Vlahovic akuzohet për qindra vrasje gjatë luftës në Bosnje.
Në vitin 1998 ai u burgos pas një konflikti lidhur me një grabitje të armatosur në Mal të Zi. Kryetari i presidencës së Bosnjës, Zheljko Komsiç tha ambasadori i vendit të tij në Spanjë do ti kërkojë Madridit për të filluar procedurat e ekstradimit të Vlahovic ku ai do gjykohet nën akuzat për genocide.
Ai ka qënë në kërkim qysh kur u arratis nga burgu në vitin 2001. Ai ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie për një tjetër vrasje në Serbi. Nderkohe aktiviteti i tij kriminal u shtri dhe në Spanjë ku ka marrë pjesë në një shkëmbim zjarri në vitin 2004 në një klub nate por dhe në një grabitje të armatosur në 2005, kur ka qëlluar madje dhe ndaj forcave policore. Vlahovic jetonte në provincën juglindore të Aliacantës në Spanjë, ku u arrestua brenda banesës së tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)