"Unë dhe Ronaldo mbyllnim diskotekat"
"Kur luaja tek Interi, Ronaldo stërvitej më pak se të gjithë të tjerët, pasi në ato momente ishte lojtari më i mirë në botë. Jeta e natës? Është e vërtetë që ktheheshim në shtëpi në 5-6 të mëngjesit, pasi frekuentonim diskotekat". Kristian Vieri rrëfen se së bashku me sulmuesin brazilian "mbyllnin" lokalet e natës në Milano. "Unë flija dy orë dhe më pas shkoja në stërvitje, ndërsa Roni qëndronte në krevat dhe pinte kapuçino. Mbrëmjen tjetër ai vinte sërish poshtë shtëpisë time dhe i binte borisë së makinës deri sa zbrisja dhe dilnim sërish".