E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalojnë Luzi, Mamurrasi, Tomori e Vlora

Katër skuadra të Kategorisë së Dytë, Tomori, Vlora, Luzi dhe Mamurrasi do të vazhdojnë aventurën në edicionin 2009-2010 të Kupës së Shqipërisë. Ato kanë fituar sfidat respektive në turin e dytë paraeliminator të këtij aktiviteti dhe tashmë do të bashkohen me 28 skuadrat elitare (12 nga Superiorja dhe 16 nga Kategoria e Parë) në turin e 1/16-ve. Luzi fitoi 2:1 në fushën e tij me Çlirimin. Pasha hapi serinë e golave, vetëm pas 16 sekondave, ndërsa Gega dyfishoi shifrat në të 16-ën. Për miqtë realizoi Ermal Gega në të 67-ën. Në takimin e dytë të Grupit të Veriut, Mamurrasi mposhti 2:1 skuadrën e Fushë-Krujës, Iliria. Ambruzo dhe Prendi, lojtarët që i dhanë fitoren klubit, i cili zyrtarisht njihet me emrin Adriatiku. Në Grupin e Jugut, tetë gola dhe shumë emocione në sfidën Vlora-Delvina, nga e cila fitues kanë dalë bregdetarët. 90-minutëshi u mbyll me rezultatin 5:3 për vlonjatët e drejtuar nga Rrapo Taho. Në takimin tjetër, Tomori kalon pa probleme Domosdovën, me rezultatin e thellë 4:1.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›