E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo kundër Balotelit: Rrezikuam të humbisnim

Pas kartonit të kuq në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Rubin Kazanin, Mario Baletoli është përballur me zemërimin e trajnerit Zhoze Murinjo. Pa hezituar, drejtuesi i stolit zikaltër e cilëson sulmuesin si shkaktarin kryesor për vuajtjet e skuadrës në barazimin 1:1 kundër kampionëve të Rusisë. Ai ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndëshkimore për talentin e përfaqësueses U-21 të Italisë, që tashmë pritet të kalojë shumë kohë në stolin e rezervave ose në tribunë. "Kartoni i kuq i Balotelit ishte i drejtë", tha Murinjo. "Fola me lojtarin në dhomat e zhveshjes dhe do të diskutoj sërish në ditët në vazhdim. E pranoj të luaj në inferioritet numerik nëse një mbrojtës shkakton faull si lojtar i fundit, portieri shkakton penallti apo në rastet kur topi largohet me dorë në vijën fatale, por jo në raste të tjera. Përballë Ribunit mbetëm me dhjetë lojtarë për më shumë se gjysmë ore, duke rrezikuar ecurinë në Champions. Për fat të mirë barazuam dhe kemi ende shanse të kualifikohemi. Në ato kushte, e kishim të pamundur që të merrnim një rezultat më të mirë". Edhe presidenti Morati e ka kritikuar "Super-Marion". "Kartoni i kuq i Balotelit na dëmtoi shumë. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Gjithsesi duhet të tregohemi më të kujdesshëm, pasi episode të tilla në Champions na kanë ndëshkuar, edhe në rastet kur protagonistë kanë qenë lojtarë me eksperiencë si Materaci", tha drejtuesi i klubi zikaltër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›