E Diel, 1 Nëntor 2026

Unë si Belushët komik

Robert Belushi flet për filmin e prezantuar në Shqipëri, për famën dhe origjinë e tij shqiptare

Aktori Robert Belushika ardhur në Tiranë për të prezantuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit TIFF, punën e tij më të fundit “ The temerity of Zim”.

Një film që flet për ngatërresat e një adoleshenti. Robert thotë se ende nuk e ka parë filmin e tij dhe për të është një kënaqësi që do të shohë në Shqipëri.

Robert Belushi vjen për herë të dytë në Shqipëri. Kanë kaluar 14 vjet që nga vizita e tij e parë në tokën e stërgjyshërve. 28- vjeçari thotë se më parë kishte dëgjuar shumë nga i ati James, për vendlindjen e gjyshërve. Fjalët e tij se shqiptarët ishin një popull dashamirës i besoi vetëm kur shkeli në tokën shqiptare. Tani 14 vjet më vonë ai e quan Shqiprinë atdhe. Ndonëse ka shumë dëshirë të shkojë për vizitë në shtëpinë e të parëve në Korçë ai thotë së një gjë e tillë do të jetë e pamundur për shkak të programit të ngjeshur të festivalit.

Në vitin 2008 Robert realizon 2008 dy filma “ The temerity of Zim” dhe “Riff-Raff”. Pjesa me e madhe e skenarit të parë është marrë nga jeta e tij. Regjisori Joshua Kopple e njihte Robertin dhe “bëmat” e tij që ku ai ishte në gjimnaz. Vite më vonë ai vendos t’i bëjë subjektin e filmit të tij, protagonist i të cilit nuk mund të ishte veç Roberti. Publikut shqiptar Robert Belushi i paraqitet më një rol komik por në karrierën e tij numëron një numër të madh karakteresh në seriale televizive, teatër dhe kinema.

Pinjolli i Belushëve thotë se ndjehet më mirë në rolet komike. Por të jesh një komik me këtë mbiemër është një përgjegjësi e madhe. Roberti tregon se për të është e mrekullueshme të jetojë nën hijen e famës e vëllezërve Belushi. Megjithatë shton se rruga për të arritur famën e tyre do të jetë e vështirë. Por është i sigurt se është i denjë për të çuar përpara emrin e mirë të Belushëve si komedianë. “Unë po ndjek të njëjtën rrugë që kanë ndjekur ata, dikur do të mbërrij”,- thotë Robert Belushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›