E Diel, 1 Nëntor 2026

“Unë s’kam nevojë për seks”Nga TemaKryeministrja kroate, Jadranka Kosor, u kërkoi të enjten gazetarëve dhe fotoreporterëve, që mbulojnë aktivitetet e qeverisë, si edhe kryeredaktorëve të tyre që të mos shkojnë në mbledhjet e qeverisë me bluza ku shkr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Unë s’kam nevojë për seks”Nga Tema

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, u kërkoi të enjten gazetarëve dhe fotoreporterëve, që mbulojnë aktivitetet e qeverisë, si edhe kryeredaktorëve të tyre që të mos shkojnë në mbledhjet e qeverisë me bluza ku shkruhen mesazhe fyese për qeverinë dhe anëtarët e saj, raportonte agjencia kroate “Hina”.

“Dua të mbroj dinjitetin e gjithë anëtarëve të qeverisë”, - tha Kosor, pas mbledhjes së qeverisë, duke komentuar për një fotograf që kishte veshur një bluzë me mesazhe “shumë fyese për gjithë anëtarët e qeverisë”.

“Nuk kam qëllim të dhunoj lirinë e medias, por fyerja e anëtarëve të qeverisë gjatë mbledhjes nuk është liri e medieve”, - tha ajo, duke shtuar se “nuk do ta toleronte një sjellje të tillë.”

Fotografi në fjalë shkoi në mbledhje të qeverisë me një bluzë që shkruante, në anglisht, “Unë s’kam nevojë për seks, qeveria më q... çdo ditë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›