E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e mbretit Karlo: Mou, nuk pate fat

Trajneri i anglezëve flet në prag të supersfidës çelsi-Inter
Në tavolinën e menaxherit të çelsit shihen gazetat me emrin e Territ në faqen e parë: tradhtarit ende nën gjykimin e përditshëm. Por fitorja 2-0 ndaj Arsenalit ka filluar ta zhvendosë vëmendjen drejt duelit të Champions League me Interin më 24 shkurt, në “San Siro”. Dy kryesuesit në Premier League e Serisë A do të përballen shumë herë, sepse vetëm njëra do të duhet të vazhdojë më tej.
Inter-çelsi do të jetë "Special One" kundër "Normal One"?
Përkufizimi nuk më pëlqen, e shoh në një plan tjetër. Murinjo ka lënë shenjë këtu, mbi të gjitha në organizimin e klubit. Nuk do të jetë Murinjo-Ançeloti, por një sfidë shumë e vështirë. Për ne kishte edhe më keq, ndërsa për ata jo.
Murinjo është një manipulues i mediave?
Mënyra e tij për të shmangur vëmendjen nga skuadra ka funksionuar deri tani. Interi ka përmbysur ndeshje krejtësisht të humbura, asnjë ekip tjetër nuk e ka bërë.
Si mendoni ta mundni?
Duke luajtur në 100%. Soliditetit të tyre të madh ata i kanë shtuar kualitet, me Militon dhe Shnajder. Por ne kemi gjithçka, fizik dhe kualitet: mund të fitojnë në shumë mënyra. Premier është një kampionat i vështirë. Në krahasim me Italinë, këtu skuadrat e vogla janë më pak taktike dhe më shumë fizike. Ndaj Hull Sitit, 1-1, nuk kishte kundërshtar nën 1,85. Këtu futbolli përjetohet më mirë, atmosfera nuk është aq e helmuar sa në Itali.
Ndoshta, por te Milani askujt nuk i kanë kontrolluar gazetat, llogarinë në bankë, paparacët nuk i kanë pushtuar shtëpinë...
Nëse bëhet fjalë për këtë, për Terrin, një ditë më parë, kishin lëvizur madje një helikopter. Ky është një limit i kërkimit të “scoop”-it me çdo kusht.
“Scoop”-i u vlerësua i suksesshëm: Kapelo ia hoqi shiritin e kapitenit të Anglisë...
Te çelsi e mbajti, sepse nuk më shqetëson jeta private e lojtarëve, për sa kohë që nuk ndikon në rendimentin e tyre. Për mua dhe klubin ai është një kapiten i madh, një profesionist serioz, një lider dhe një futbollist i jashtëzakonshëm, pasi është rritur në akademinë e çelsit. Garantoj se nuk e ka prekur aspak skuadrën, do të përgatitemi mirë për Championsin.
Ju fituat tre vite më patë Kupën e Kampioneve kundër tre skuadrave angleze, por, këtë herë, duhet të kontribuoni që futbollit italian të humbasë një vendi në Champions...
Nuk e kisha menduar. është pjesë e punës. Jep maksimumin për klubin që të ka punësuar.
“Sikur të kisha ardhur më parë në Angli”: është e vërtetë që e keni thënë këtë?është e vërtetë, për eksperiencë në jetë. Por unë isha te Milani. Dhe është e vërtetë në sensin që kam ardhur paksa i shqetësuar: vend i ri, vështirësitë e gjuhës. Ndërsa gjeta një klub shumë të organizuar: mjafton të mendosh për 32 fushat, gjithnjë perfekte. është një vend unik për civilizimin e njerëzve, ku mund të jetosh vërtet i qetë. Këtu, të gjithë i respektojnë rregullat.
Mosha mesatare është e lartë: Abramoviç ju ka pyetur përse ishit ambientuar te Milani me lojtarë të vjetër?
Karriera është zgjatur, sot në moshën 30-vjeçare, lojtarët janë në kulm. Vlen kualiteti. Dhe te çelsi ka shumë.
Kur mërziteni me lojtarët, flisni gjithnjë italisht?
Jo, tani në anglisht: them “fuck off”. Dhe disa prej tyre kanë mësuar të thonë “vaffa”.
Bëni ende tifo për Milanin?
Sigurisht. E filloi keq, e rimori veten shkëlqyeshëm, deri në humbjen në derbi, që i hoqi disi entuziazmin.
çfarë marrëdhënieje keni me trajnerin e Anglisë, Kapelon?
Flasim në telefon dhe takohemi ndonjëherë.
Për sa i përket Julio çezarit, a ju ka vajtur në mend shprehja: “veni, vidi, vici” (“erdha, pashë, fitova”)?
Sigurisht. Kam ardhur, po shikoj dhe para se të iki, dua të fitoj Kupën e Anglisë, Premier dhe sigurisht Champions. Por nuk nxitoj, konkurrenca këtu është e fortë. Nëse do të donim t’i paralelizonim, Mançester Junajtid është Interi, Liverpuli është Juve, Arsenali është Roma, Mançester Siti është Fiorentina. Por unë marr kombinimin çelsi-Milan: nëse do të përsëriteshin rezultate të tilla, nuk do të ishte keq, apo jo?.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›