Cana, rënie nga forma, por nuk është problem
Brus
Edhe pse është shpallur lojtari më i mirë i shumicës së ndeshjeve të Sandërlendit në këtë sezon, mediat britanike kanë filluar të hedhin dyshime, se pas një fillimi të jashtëzakonshëm në karrierën e tij në Angli, Lorik Cana ka pësuar një rënie të formës në ndeshjet e fundit. Këtë e pranon edhe trajneri Stiv Brus: “Po, forma e tij ka rënë, por problemi i vërtetë është adaptimi me intensitetin e ndeshjeve më të shumta në Angli në krahasim me Francën. Problem është pikërisht intensiteti i ndeshjeve në Premier League, por kjo kalon sapo fillon të ambientohesh. Unë nuk shikoj probleme te Loriku për sa i përket angazhimit të tij. E bëra kapiten dhe nuk jam penduar aspak për këtë. Ai ka vuajtur një farë rënieje, nëse ju doni t’ju them pikërisht këtë, por ai do të rikthehet në formë, unë jam i bindur për këtë”.
#