Robinjo: Mançini më kufizonte në fushë
Sulmuesi
Largimi i Robinjos nga Mançester Siti vazhdon të shkaktojë polemika. Sulmuesi brazilian, që tashmë luan me Santosin, ka sulmuar ashpër konceptin e futbollit që kanë në Europë dhe mbi të gjitha trajnerin Roberto Mançini. Për “Daily Mail” ai deklaroi: “Në Brazil, trajnerët respektojnë karakteristikat e futbollistëve, ndërsa në Europë, nëse je një sulmues, të hedhin në fushë vetëm për të vrapuar. Mançini e logjikon ndryshe nga unë futbollin, ai nuk më jepte liri në fushën e lojës”.
#