E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, jashtë miqësores me Irlandën

Brazili

Ronaldinjo rrezikon seriozisht Kupën e Botës 2010 që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Kjo është konfirmuar nga fakti se mesfushori i Milanit nuk është përfshirë në përfaqësuesen braziliane për miqësoren e 2 marsit në Londër kundër Irlandës. Kjo është ndeshja e fundit “kolauduese” e “seleçaos”, përpara se trajneri Karlos Dunga të bëjë publike listën me 23 futbollistë që do të ketë në dispozicion në Botëror. Gjithsesi, si zakonisht, Dunga deklaroi se ende nuk ia ka mbyllur derën Ronaldinjos.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›