E Hënë, 2 Nëntor 2026

Uniformat e reja të policisë, krijohet grupi i punës



TIRANË - Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur një grup pune për projektimin, dizenjimin dhe modelimin e uniformave të reja të punonjësve të policisë. Burime zyrtare nga kjo Drejtori bënë të ditur dje për gazetën se kjo iniciativë ka për qëllim përmirësimin e mëtejshëm nga ana funksionale të uniformës së policisë, shenjave, emblemës, stemave, gradave, si dhe paraqitjen sa më dinjitoze të efektivëve të policisë së shtetit. Sipas burimeve, projekti për uniformën e re të punonjësve të policisë ka lindur si domosdoshmëri për prezantimin sa më të mirë dhe përmirësimin e performancës së këtyre strukturave. Ngritja e grupit të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbështetet në Ligjin Nr. 9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit” dhe Urdhërshërbimin Nr. 15 të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, datë 11.1.2008.

28 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›