Dhunë ndaj 6 bluzave të bardha të urgjencës së spitalit të Fierit
Gjashtë mjekë dhe infermierë të repartit të urgjencës në spitalin rajonal të Fierit janë bërë pre e dhunës, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Ata kanë qenë në shërbim natën, ndërkohë që disa persona kanë hyrë dhe në këmbim të një shërbimi më të mirë mjekësor, nuk kanë ngurruar dhe kanë qëlluar në drejtim të mjekëve e infermierëve. Është dashur lajmërimi i policisë së rendit, që dhunuesit të largoheshin.
40 bluza të bardha të Fierit, duke marrë shkas nga ngjarja e orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë bërë një peticion, ku kërkojnë sigurinë e jetës së tyre. Mjekët mësohet se kanë kërcënuar me braktisje të punës gjatë orëve të natës.
Ngjarja
Duke aguar dita e martë, rreth orës 01.00 është dhunuar personeli i shërbimit të pranim-urgjencës në spitalin e Fierit. Konfirmohet edhe nga peticioni se rreth kësaj ore janë paraqitur disa persona, të cilët kanë hyrë në repart shumë dhunshëm, duke thyer xhamat në derën kryesore të urgjencës. Personeli i urgjencës së turnit të natës ka dalë për t‘i qetësuar, por është ndeshur me dhunën e tyre. Personat që ende nuk janë ndaluar prej policisë, mësohet se kanë qëlluar edhe në drejtim të mjekëve dhe infermierëve. Personat e paidentifikuar kanë qëlluar mbi infermierët Agron Gjeli, Armando Karajfili, Saimir Hoxha, mjekët Indrit Kllashi, Lulëzim Banushi, si dhe infermierin e mjekimit, Lili Prifti. Këto bluza të bardha kanë marrë plagë të lehta, ndërkohë që kanë pohuar se dhunuesit e tyre kanë folur me mllef në drejtim të shërbimit spitalor.
Për të qetësuar situatën, mjekët dhe infermierët e dhunuar kanë lajmëruar forcat e rendit. Policia njofton se nuk ka ndaluar, apo shoqëruar asnjë person, ndërkohë që zyrtarisht deklaron se uniforma të shumta policore kanë shkuar në spital pas kërkesës së bërë nga bluzat e bardha.
Peticioni
Mbi 40 veta, personel i lartë dhe i mesëm, kanë firmosur një peticion, duke vënë në dijeni drejtorinë e spitalit Fier lidhur me situatën e krijuar në shërbimin e urgjencave të këtij institucioni. "Ju vëmë në dijeni, se i gjithë stafi i shërbim-urgjencës ndihet i rrezikuar për jetën dhe kërkon nga ana juaj të merren masa të menjëhershme për të ndryshuar këto situata, të cilat janë shumë të shpeshta në repartin e pranim-urgjencës. Në të kundërt do të ndërpresim punën…" - thuhet në peticionin e firmosur nga bluzat e bardha të spitalit të Fierit. Peticioni i është drejtuar drejtorisë së këtij spitali.
Reagimi
Drejtoria e spitalit rajonal të Fierit, pas peticionit të personelit të urgjencës, i cili kërcënon se do të ndërpresë punën, në rast se nuk ndërhyhet urgjentisht, ka reaguar menjëherë. Drejtoresha e këtij spitali, Najada Jahiqi, i ka dërguar një letër Drejtorisë së Policisë Fier, ku i ka kërkuar ndihmë lidhur me situatat e dhunshme, që ndodhin në këtë spital. Drejtoresha ka specifikuar si rast të dhunës ndaj bluzave të bardha atë të datës 17 shkurt 2009. Në letër drejtoresha Jahiqi shprehet se "drejtoria e spitalit rajonal Fier kërkon ndihmë brenda mundësive dhe hapësirave ligjore për të shmangur raste të tilla".