Spitali pa aparat grafie e skopie, janë djegur prej tri javësh
Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike kanë shkaktuar dëmtime të aparaturave spitalore në Lushnjë. Aparatet që kryejnë grafi dhe skopi në spitalin civil të qytetit, prej tri javësh nuk janë në shërbim. Ndërkohë që pacientët e shumtë u drejtohen spitaleve të qyteteve fqinje, për të kryer një grafi apo skopi. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga bluzat e bardha të spitalit, si dhe nga drejtori i institucionit, Robinson Lipe. Ky i fundit, jo vetëm që ka pohuar djegien e aparaturave të skopisë, por është shprehur për gazetën se "shkak është bërë energjia elektrike me tension të lëkundur, që shpeshherë shkakton dëmtime në aparaturat e spitalit".
Kanë qenë mjekët e spitalit civil, ata që kanë sinjalizuar të parët drejtorinë e spitalit lidhur me djegien e aparaturave të skopisë dhe të grafisë. Sipas një prej mjekëve, mësohet se në gjendje të tillë pa grafi dhe skopi spitali i Lushnjës ndodhet që prej më shumë se 20 ditësh.
"I përcjellim pacientët për në spitalet e Fierit, Durrësit deri dhe drejt Tiranës. Nuk punojnë aparaturat", shprehet njëri prej mjekëve ortoped të këtij spitali. Pacientë të shumtë janë shprehur për gazetën "Shqip" se u duhet të shpenzojnë më shumë tani, kur në spital nuk ka grafi dhe skopi. "Vij nga Divjaka me qëllim realizimin e një grafie, por më thonë se nuk punon. Kështu jo vetëm që harxhoj për të ardhur nga Divjaka këtu, por më duhet të dyfishoj shpenzimet për të shkuar drejt një spitali tjetër", tregon Arilla Mile, një banor i Divjakës, i cili kishte thyerje të parakrahut. Më e vështirë situata bëhet për të sëmurët e shtruar. Atyre prej tri javësh //////nuk u kryhet skopia, apo grafia. "Jemi në pritje të rregullimit të aparaturës, që thonë se është djegur", shprehet Myrvete Dervishi e shtruar në spital.
Nga ana tjetër, drejtori i spitalit Lipe konfirmon se jo vetëm këto aparatura, por edhe të tjera që funksionojnë me energji janë prekur nga dëmtimet, si shkak i tensionit të luhatshëm. Ai shton se është sinjalizuar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe pritet një ndërhyrje urgjente në aparaturën e grafisë. Kurse për skopinë pritet që riparimi të nisë në ditët e ardhshme".
Drejtori Lipe kujton energjinë e shkëputur dhe defektin e shkaktuar në rrjetin e furnizimit të spitalit Lushnjë, dy javë më parë, pas një moti të keq të shoqëruar me erë të fortë. Për më shumë se dy ditë, ky spital nuk mundi të furnizohej me energji elektrike. Sipas drejtorit, është kërkuar prej OSSH-së së Lushnjës që tensioni dhe furnizimi me energji për spitalin e këtij qyteti të jetë normal. Kurse për sistemin ngrohës, drejtori ka shpjeguar se vetëm në Punktin e Gjakut aplikohet ngrohje me orare të kufizuara, kurse për të gjithë pavijonet e tjerë të spitalit, kaldaja që punon me lëndë djegëse, në këto ditë të ftohta, qëndron 24 orë hapur.