Universitet kërkojnë kuota shtesë
Part-Time
Universiteti i Tiranës (UT) do t'i kërkojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kuota shtesë për sistemin e studimeve me kohë të pjesshme (part-time), si pasojë e kërkesave të shumta nga ana e studentëve.
Sipas rektoratit, shtimi i kërkesave për studime part-time ka ardhur për shkak të pezullimit të këtij sistemi një vit më parë. Rihapja e sistemit part-time në të gjitha degët e universiteteve publike, është shoqëruar me një fluks të madh kërkesash për regjistrim.
Regjistrimet për sistemin part-time do të vazhdojnë deri në fund të muajit janar, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për nisjen e procesit mësimor.