Kreu i shtetit përcakton numrin e gjyqtarëve sipas gjykatave
Presidenti Bamir Topi dekretoi dje numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë në vend. Falë këtij dekreti numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Tiranës do të ndryshojë në 64 gjyqtarë më 1 shtator 2010, 67 gjyqtarë më 1 shtator 2011 dhe 70 gjyqtarë më 1 shtator 2012. Kreu i shtetit ka përcaktuar numrin e gjyqtarëve në gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit. Kështu, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat do të jenë 11 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, 5 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, 24 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, 17 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, 16 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, 13 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, 7 gjyqtarë.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, 21 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, 7 gjyqtarë. Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, 6 gjyqtarë. Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, 6 gjyqtarë. Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, 9 gjyqtarë. Në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, 10 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, 4 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet, 4 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, 8 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, 4 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, 9 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, 19 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, 61 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, 4 gjyqtarë. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, 18 gjyqtarë. Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, 16 gjyqtarë. Ndërsa për gjykatat e apelit, kreu i shtetit ka përcaktuar që në Gjykatën e Apelit Durrës, 10 gjyqtarë. Në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, 6 gjyqtarë. Në Gjykatën e Apelit Korçë, 6 gjyqtarë. Në Gjykatën e Apelit Shkodër, 7 gjyqtarë. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, 25 gjyqtarë.
Në Gjykatën e Apelit Vlorë, 10 gjyqtarë. Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, 11 gjyqtarë.
17 Shtator 2009