Noterizimet, abuzimi që përjashtoi qindra firma nga tenderat elektronikë
Udhëzimi i APP-së zbardh skemën e institucioneve për të përjashtuar vetëm disa firma. Institucionet u kërkonin kompanive dokumente të noterizuara edhe për prokurimet elektronike
Habjon Hasani
Tiranë - Një udhëzim i Agjencisë së Prokurimit Publik, shpërndarë në të gjitha institucionet që zhvillojnë tendera publikë, duket se ka ”dekonspiruar” një nga skemat më klasike të abuzimit me tenderat në vitin e fundit. Fjala është për tenderat elektronikë, të cilët prej një viti dominojnë garat për thithjen e fondeve publike nga sektori privat. Që me rifreskimin e ligjit për ”Prokurimet publike” një vit më parë, nisi aplikimi elektronik i kompanive në tendera. Ky aplikim parashikonte një konkurrim on-line, i realizuar tërësisht nëpërmjet një projekti dhe infrastrukture të posaçme elektronike që komandohet nga Agjencia e Prokurimit Publik. Pikërisht ndryshimi i sistemit të tenderimit duket se u ka lënë shkas shumë institucioneve që shpallin tendera që të ”diskriminojnë” qindra firma dhe kompani padrejtësisht, duke shfrytëzuar kërkesat strikte të dokumentacionit që imponon ligji ”Për Prokurimin” në rastet kur prokurimi nuk është elektronik. Një prej kritereve që ka ”djegur” padrejtësisht qindra kompani ka qenë kërkesa për dokumentacion të noterizuar. Po si mund të noterizohet “on-line” dokumentacioni?!
Sistemi
Agjencia e Prokurimit Publik kryen paraprakisht verifikimin e dokumentacionit shkresor të kompanive që duan të konkurrojnë në tenderat elektronikë. Pasi këto kompani paraqesin dokumentacionin shkresor sipas të gjitha rregullave dhe kritereve ligjore, atëherë APP-ja i pajis këto subjekte me kodet dhe të dhënat që u japin këtyre kompanive aksesin e duhur për t’u futur në sistemin elektronik dhe për të konkurruar. Pra APP-ja paraprakisht është siguruar për vërtetësinë e dokumentacionit të këtyre kompanive. Por, prej thuajse një viti, institucionet kontratuese (institucionet që shpallin dhe zhvillojnë tenderat) duket se e kanë shpërfillur një fakt të tillë dhe ndonëse është e panevojshme, ato kanë kërkuar dokumente të noterizuara të kompanive. Të gjendura përballë “surprizës”, kompanitë e kanë parë veten të skualifikuara, ndonëse në shumicën dërrmuese të rasteve shumë kompani të skualifikuara për “mungesë noterizimi” kanë pasur ofertat më të mira në këta tendera.
Problemi
Pasi janë përballur me “kriteret e tepërta” nga ana e autoriteteve shtetërore kontraktuese, atëherë qindra kompani janë ankuar tek APP-ja për diskriminimin që po u ndodhte në tenderat elektronikë. Pikërisht ky fluks i madh ankesash ka bërë që APP-ja të dalë me një udhëzim të prerë duke njoftuar të gjitha autoritetet shtetërore që kryejnë tendera që të mos përdorin më noterizimet si arsye skualifikimi në tenderat elektronikë. “Prej gjashtë muajsh noterizimet u kthyen në një problem. Pastaj duket sikur u kthye në modë nga ana e institucioneve që për disa firma të caktuara të përdorej si kriter noterizimi. Natyrisht që për shumë raste ka dyshime se këto kërkesa mund të kenë qenë të qëllimshme dhe mund të kenë synuar favorizimin e subjekteve të tjera. Por tanimë ka një udhëzim që i ndalon institucionet të përsërisin të njëjtat gabime”, - u shpreh dje për “Albania”-n një burim pranë APP-së.
Avokati i Prokurimeve: “Për vitin 2008 kishim 354 ankesa nga firmat private”
Në raportin e aktivitetit të punës për vitin 2008 të Avokatit të Prokurimeve bëhet e ditur në këtë institucionin janë depozituar 354 ankesa nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë kundërshtuar vlerësimet e autoriteteve kontratore apo të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Gjatë hetimit është vënë re që autoritetet kontratore zhvillojnë procedura prokurimi në kundërshtim me kriteret ligjore të përcaktimit të fondit limit apo kur fondet nuk janë në dispozicion. Më të theksuara këto parregullsi janë konstatuar në autoritetet kontratore në varësi të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Autoritetet kontratore, në varësi të KESH-it, kanë zhvilluar procedura prokurimi dhe kanë lidhur kontrata duke marrë në dorëzim mallra e shërbime për të cilat nuk janë kryer pagesa për mungesë të fondeve në dispozicion. Autoritetet kontratore nuk zbatojnë ligjin për hartimin e dokumenteve të tenderit dhe zhvillimin e procedurave në afatin e caktuar. Sipas Avokatit të Prokurimeve, problem shqetësues gjatë vitit 2008 ka qenë vendosja nga autoritetet kontratore të kritereve diskriminuese në hartimin e dokumenteve të tenderit. Pjesa më e madhe e ankesave ka pasur si objekt kërkesën për modifikim dokumentesh për arsye se autoritetet kontratore vendosin kritere që favorizojnë subjekte të caktuara dhe shmangin konkurrencën e ndershme. Nga shqyrtimi i ankesave dhe nga monitorimet e realizuara nga Avokati i Prokurimeve është konstatuar se komisionet e vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me rregullat e prokurimit, nuk e pasqyrojnë siç duet procedurën e hapjes dhe shqyrtimit të ofertave. “Dokumentimi me mangësi dhe jo i plotë i procedurës së prokurimit reflekton faktin se gjatë zhvillimit të tenderit diçka nuk është kryer konform rregullave, duke rritur mundësinë e manipulimit të dokumentacionit të operatorëve. Raste të tilla janë konstatuar në autoritetet kontratore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror, Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare e një sërë bashkish e komunash të vendit”, - bëhet e ditur në raportin vjetor të Avokatit të Prokurimeve.
Dollari Amerikan USD 91.03 -0.53
EURO EUR 133.66 +0.07
Poundi Britanik GBP 150.26 -1.01
Franga Zvicerane CHF 88.04 -0.10
Jeni Japonez (100) JPY 100.76 +0.25
Dollari Australian AUD 79.33 +0.64
Dollari Kanadez CAD 85.28 +0.93
Ari(OZ 1) XAU 92425.30 +1,077.14
Argjend(OZ 1) XAG 1570.31 +60.51
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:31:34, 16.09.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.42%
12M 12-mujor 7.98%
6M 6-mujor 6.89%
3M 3-mujor 5.91%
1M 1-mujor 5.70%
1Ë njëjavor 5.15%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.90%
1Ë njëjavor 6.22%
o/n njëditor 6.27%
12M 12-mujor 9.43%
6M 6-mujor 8.31%
3M 3-mujor 7.31%
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 15.09.2009
17 Shtator 2009