Universitetet, kuotat e pranimit për të gjitha degët
zirina llambro
Shpallen kuotat e pranimit dhe tarifat për të gjithë shkollat e larta publike në vend. Qeveria miratoi dje propozimet e Ministrisë së Arsimit për numrin e studentëve, që do të ulen në auditorë për vitin e ri akademik. Do të pranohen 21,034 studentë të rinj vetëm në sistemin me kohë të plotë. Për një shkollë të dytë Part-time do të kenë mundësi t’i nisin studimet 300 kandidatë, ndërsa do të transferojnë programet mësimore 700 të tjerë. Sa u përket shtetasve të huaj janë përcaktuar 100 pranime. Gazeta publikon numrin e plotë të kuotave për të gjithë 11 universitetet e vendit. Gjatë marrjes në shqyrtim të projektvendimeve, Kryeministri refuzoi të ndryshojë tarifat e shkollimit. Për disa degë Ministria e Arsimit kishte propozuar që të rriteshin ose dyfishoheshin, por Qeveria nuk dha Ok. “Nuk do të pranohet asnjë rrije e tarifave, pasi për këtë kanë votuar edhe të rinjtë për ne”, tha Berisha. Krahasuar me një vit më parë numri i kuotave nuk ka pësuar ndonjë rritje të ndjeshme, me krahasim të disa degëve kryesisht në rrethe. Në total kemi rreth 1000 vende më shumë për programet e ciklit të parë. Tarifat e shkollimit kanë mbetur të njëjta. Më e larta është 80.000 lekë në Akademinë e Arteve, ndërsa me e ulëta 12.000 lekë në universitetet e rretheve. Ka pasur edhe degë në të cilat numri i pranimeve është reduktuar. Kryesisht në shkencat ekzakte. Me miratimin e kuotave shumë shpejt do të nisë llogaritja e pikëve për secilin kandidat. Fituesit do të shpallen në muajin shtator mbi bazën e vendeve që ka secili fakultet. Edhe pse kanë zgjedhur në formularin A2 10 preferenca për degët e universiteteve, nëse arrijnë të grumbullojnë pikët e nevojshme, maturantët do të shpallen fitues vetëm në njërën prej tyre. Pas kësaj faze do të nisin regjistrimet. Ministria e Arsimit cakton datat për regjistrimin paraprak, ku fituesit duhet të regjistrohen patjetër nëse duan të vijojnë studimet në programin përkatës. Më tej, në një fazë të dytë kryhet regjistrimi përfundimtar. Nga 44 mijë maturantë që nisën këtë vit procesin e maturës shtetërore 11 mijë u s’kualifikuan. Ata nuk do të bëhen pjesë e garës për në universitet, pasi rezultuan ngelës në një prej provimeve të maturës. Numrin më të lartë të mbetësve e shënuan lëndët me zgjedhje. Përgjigjet e këtyre provimeve u publikuan dy ditë më parë nga Ministria e Arsimit. Rreth 7000 nxënës nuk arritën të marrin pikët e nevojshme për t’u konsideruar kalues. Këtë vit për në shkollat e larta konkurrojnë rreth 31 mijë maturantë për rreth 21 mijë kuota pranimi. Një pjesë e tyre edhe pse konkurrojnë në universitetet publik shkollën e lartë e nisin në ato private. Përveç tyre, jo pak maturantë zgjedhin universitetet e huaja për të vijuar studimet. Për herë të parë këtë vit maturantët patën mundësinë e rivlerësimit të testeve të tyre. Por numri i kërkesave nuk ishte shumë i lartë. Ky fakt dëshmoi se korrigjimi ka ardhur drejt përmirësimit.
Kuotat kryesore
Universiteti i Tiranës
Dega Kuotat Tarifa
Histori 110 20.000 l
Gjeografi 110 20.000 l
Gjuhë-letërsi 110 20.000 l
Gazetari 80 20.000 l
Anglisht 190 15.000 l
Frëngjisht 120 15.000 l
Italisht 130 15.000 l
Gjuhë Spanjolle 60 15.000 l
Gjuhë Ruse 40 15.000 l
Gjermanisht 110 15.000 l
Gjuhë letërsi greke 50 15.000 l
Gjuhë Turke 60 15. 000 l
Matematikë 100 15.000 l
Fizikë 80 15.000 l
Inxh.Mat e info 100 15.000 l
Biologji 120 15.000 l
Kimi 70 15.000 l
Kimi tek dhe ushqimore 70 15.000 l
Kimi industriale 60 15.000 l
Informatikë 180 15.000 l
Punë sociale 120 30.000 l
Filozofi 110 30.000 l
Sociologji 110 30.000 l
Psikologji 100 30.000 l
Shkenca politike 110 30.000 l
Drejtësi 700 30.000 l
Shëndeti publik 20 30.000 l
Mjekësi 250 25.000 l
Stomatologji 80 30.000 l
Farmaci 60 30.000 l
Infermieri 250 25.000 l
Mami 60 25.000 l
Laborator 40 25.000 l
Fizioterapi 40 25.000 l
Logopedi 50 25.000 l
Imazheri 40 25.000 l
Administrim –Biznes 470 25.000 l
Ekonomiks 80 25.000 l
Finance 470 25.000 l
Info ekonomike 75 25.000 l
Admin biznes(Sarandë) 100 25.000 l
Administrim biznes Kukës 100 25.000 l
TOTALI 5575
UNIVERSITETI POLITEKNIK
Dega Kuota Tarifa
Mekanike 170 15.000 l
Inxhi materiale 70 15.000 l
Tekstil dhe modë 70 15.000 l
Inxhineri Elektrike 80 20.000 l
Inxh Elektronike 40 20.000 l
Inxh informatikë 40 15.000 l
Inxh telekomunikacion 40 15.000 l
Inxh. Mekatronikë 60 15.000 l
Inxh Ndërtimi 160 25.000 l
Inxh Hidroteknike 100 15.000 l
Arkitekturë 100 30.000 l
Inxhi matematike 60 15.000 l
Inxh fizike 60 15.000 l
Inxhiener gjeodet 60 15.000 l
Inxhinieri ambienti 60 15.000 l
Inxhi.ne shkencat e tokës 60 15.000 l Inxh Gjeoinfromatikë 60 15.000 l
Inxhin. i gjeoburimeve 70 15.000 l
TOTALI 1430
UNIVERSITETI BUJQËSOR
Dega Kuota Tarifa
Menaxhim Agrobisnes 160 20.000 l
Menaxhim Agrobisnes (Lushnje) 60
Ekonomi p.agrare 170 20.000 l
Finance-kontabilitet 170 20.000 l
Mbrojtje bimësh 110 15.000 l
Hortikulture 110 15.000 l
Pordhim bimor 110 15.000 l
Zooteknike dhe biznes blektoral 110 15.000 l
Akuakulturë dhe M.peshku 110 15.000 l
Agro-mjedis dhe Ekologji 110 15.000 l
Tek. Agroushqimore 110 15.000 l
Vreshtari dhe enologji 70 15.000 l
Inxhinieri pyjesh 90 20.000 l
Inxhinieri. p.druri 90 20.000 l
Mjekësi Veterinare 130 20.000 l
Agro-mekanizëm 60 20.000 l
TOTALI 1885
UNIVERSITETI I ELBASANIT
Dega Kuota Tarifa
Histori-Gjeografi 100 12.000 l
Gjuhë-letërsi 120 15.000 l
Gazetari 100 15.000 l
Edukim Qytetar 110 12.000 l
Anglisht 120 12.000 l
Frëngjisht 65 12.000 l
Italisht 75 12.000 l
Gjermanisht 60 12.000 l
Cikli i ulët 200 12.000 l
Cikli i ulët parashkollor 100 12.000 l
Edukim Fizik dhe sporte 50 12.000 l
Matematike-Fizikë 130 12.000 l
Biologji(Kimi) 120 12.000 l
Punë sociale 110 15.000 l
Teknologji informacioni 60 15.000 l
Filozofi- Sociologji 110 15.000 l
Psikologji 100 15.000 l
Infermieri 150 15.000 l
Mami 100 15.000 l
Administrim –Biznes 100 15.000 l
Ekonomi dhe e drejta 100 15.000 l
Finance kontabilitet 100 15.000 l
TOTALI 2280
Universiteti i Gjirokastrës
Dega Kuota Tarifa
Histori-Gjeografi 100 12.000 l
Gjuhë-letërsi 100 12.000 l
Anglisht 100 12.000 l
Italisht 80 12.000 l
Gjuhë letërsi greke 60 12.000 l
Cikli i ulët 80 12.000 l
Cikli i ulët parashkollor 80 12.000 l
Matematike-Fizikë 90 12.000 l
Biologji(Kimi) 90 12.000 l
Matematikë-informatikë 120 12.000 l
Infermieri 100 12.000 l
Administrim publik 80 12.000 l
Finance kontabilitet 100 12.000 l
Turizëm 45 12.000 l
TOTALI 1215
Universiteti i Korçës
Dega Kuota Tarifa
Gjuhë-letërsi 90 12.000 l
Anglisht 60 12.000 l
Cikli i ulët 80 12.000 l
Cikli i ulët parashkollor 60 12.000 l
Matematikë-informatikë 65 12.000 l
Matematikë-Fizikë 80 12.000 l
Filozofi-sociologji 90 12.000 l
Infermieri 130 12.000 l
Mami 60 12.000 l
Administrim –Biznes 100 12.000 l
Finance 110 12.000 l
Turizëm 90 12.000 l
Turizëm (Pogradec) 60 12.000
Marketing 90 12.000 l
Agrobiznes 60 12.000 l
Hortikulturë 60 12.000 l
Agro-ushqim 70 12.000 l
Teknologjie prodhimit bimor 60 12.000 l
TOTALI 1415
Universiteti i Shkodrës
Dega Kuota Tarifa
Histori 110 12.000 l
Gjeografi 110 12.000 l
Gjuhë-letërsi 120 15.000 l
Gazetari 80 15.000 l
Anglisht 70 12.000 l
Frëngjisht 70 12.000 l
Italisht 80 12.000 l
Gjermanisht 70 12.000 l
Cikli i ulët 100 12.000 l
Cikli i ulët parashkollor 60 12.000 l
Fizkulturë 70 12.000 l
Matematikë 60 12.000 l
Fizikë 50 12.000 l
Biologji(Kimi) 120 12.000 l
Informatikë 70 12.000 l
Punë sociale 70 15.000 l
Psikologji 80 15.000 l
Drejtësi 200 16.000 l
Infermieri 90 12.000 l
Mami 75 12.000 l
Fizioterapi 35 12.000 l
Administrim –Biznes 100 12.000 l
Finance-kontabilitet 100 12.000 l
Turizëm 100 12.000 l
TOTALI 2350
Universiteti i Vlorës
Dega Kuota Tarifa
Gjuhë-letërsi 150 15.000 l
Anglisht 160 12.000 l
Italisht 160 12.000 l
Cikli i ulët 130 12.000 l
Cikli i ulët parashkollor 100 12.000 l
Matematikë 150 12.000 l
Matematike informatikë 250 12.000 l
Informatikë ‘ 250 12.000 l
Drejtësi 120 20.000 l
Infermieri 250 12.000 l
Pedagogji e specializuar 50 12.000 l
Administrim –Biznes 240 12.000 l
Turizëm 160 12.000 l
Inxh. Navigacioni 200 12.000 l
Inxh. mekanike 200 12.000 l
TOTALI 2670
Akademia e Arteve
Dega Kuota Tarifa
Regji filmi dhe TV 10 80.000 l
Aktrim 12 30.000 l
Regji 8 30.000 l
Skenografi-kostumografi 12 30.000 l
Koreografi 12 30.000 l
Pikturë 50 30.000 l
Skulpturë 10 30.000 l
Muzikologji 3 30.000 l
Kompozim 3 30.000 l
Dirigjim 3 30.000 l
Piano 6 30.000 l
Violinë 10 30.000 l
Violonçel 6 30.000 l
Violë 6 30.000 l
Kitare 4 30.000 l
Kontrabas 3 30.000 l
Flaut 3 30.000 l
Oboe 3 30.000 l
Klarinetë 3 30.000 l
Fagot 3 30.000 l
Korno 230 30.000 l
Trombë 5 30.000 l
Trombone 4 30.000 l
Bastub 3 30.000 l
Këngëtare 15 30.000 l
TOTALI 217
AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTEVE
Dega Kuota Tarifa
Fizkulturë 150 20.000 l
Totali 150
Universiteti i Durrësit
Dega Kuota Tarifa
Anglisht 100 15.000 l
Cikli i ulët 100 15.000 l
Shkenca të Administrimit 150 15.000 l Menaxhim Turizmi 100 15.000 l
Espert në Proc, Form 70 15.000 l
Spec. Rrjetash Kopjuterike 60 15.000 l
Menaxhim Ndërtimi 45 15.000 l
Menaxhim Transporti 45 15.000 l
Teknologji Automobilash 45 15.000 l
Asistent Ligjor 45 15.000 l
Asistent Administrativ 45 15.000 l
Infermieri 60 15.000 l
Ndihmës dentist 30 15.000 l