Universitetet, ndryshon A2-i, skema e re e plotësimit online
Ndryshon tërësisht mënyra e plotësimit të formularit A2. Maturantët këtë vit duhet të njihen me skemën e re të A2-it i cili do të plotësohet online, por njëkohësisht edhe me dorë. Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve kanë prezantuar dje paketën informuese me të gjitha të dhënat dhe udhëzimet që orientojnë maturantët për të plotësuar formularin, me të cilin do të konkurrojnë në universitet. Drejtori i APRIAL (Agjencisë së Pranimit të Provimeve) Arben Fagu prezantoi dje para mediave ndryshimet dhe risitë që do të shoqërojnë këtë vit formularin A2. Sipas tij kjo skemë e plotësimit online është më e sigurt dhe më e shpejtë. Maturantët do të orientohen për të gjitha pikëpyetjet që kanë nga mësuesit e shkollave të tyre, të cilët janë trajnuar mbi mënyrën se si duhet të plotësohet A2-i. Por gjatë periudhës së plotësimit të këtij formulari të pranishëm në shkolla do të jenë edhe specialistë të AKP-së si dhe anëtarë të KMSH-ve dhe DAR/ZA-ve.
Ndryshimet
Ndër risitë më të rëndësishme dhe më pozitive kundrejt maturantëve drejtori Fagu përmendi renditjen e preferencave, ku këtë vit, me mënyrën e re të plotësimit të formularit, maturantët mund ti ndërrojnë preferencat e tyre në rast se pendohen por renditjen që iu kanë bërë degëve në fillim. Fagu tha se ata mund të bëjnë një vetdeklarim për ndryshimin e kërkuar dhe të plotësojnë renditjen e saktë. Programi siguron rirenditje në rast të gabimeve. Por edhe më pas, ndryshe nga vitet e tjera, nëse maturantët nuk i pëlqejnë degët e përzgjedhura në A2 ku janë shpallur fitues, ata nuk duhet të regjistrohen në universitet, por të presin formularin A3 dhe të përzgjedhin preferencën që duan. Gjithashtu nota mesatare nuk është më pjesë e formularit A2, ajo është konvertuar në pikët mesatare të shkollës së mesme, tha Fagu, ndërsa shtoi se lidhur me preferencat maturantët e këtij viti duhet të bëjnë kujdes, pasi këtë maturë parashikohet një nivel më i lartë i pikëve të fituesve. Kjo do të thotë se maturantët nuk duhet nisen domosdoshmërisht nga pikët e fituesit të fundit të maturave të kaluara. Në rast se ata kanë një diferencë të vogël pikësh (për shembull 10 pikë më shumë se fituesi i fundit vjet në Mjekësi) nuk duhet ta llogarisin Mjekësinë si preferencë të tyre të parë, pasi mund të mos ju dalin llogaritë, dhe të mos shpallen fitues në asnjë degë. Ata duhet të rendisin si preferenca të para degët ku kanë siguri me 100 pikë apo më shumë se kaq, shtoi më tej Arben Fagu.
Aplikimi online
Aplikimi online për plotësimin e A2-it do të realizohet nëpër DAR/ZA përkatëse (në laboratorët e ngritur në shkolla), sipas një kalendari të përcaktuar. Në fillim procesi do të nis me Tiranën dhe rrethinat e saj në datën 23-26 korrik të këtij viti, dhe më pas do të vijohet me rrethet e tjera përkatësisht; 27 në Elbasan: 28 në Fier; 29 në Korçë, 30 në Berat, 341 në Shkodër; 01 gusht në Lezhë; 02 gusht në Vlorë; për të vijuar deri më datë 05 gusht në Dibër.
Pagesa
Maturanti para se të futet në laboratorin e aplikimit online duhet të ketë bërë pagesën prej 2000 (2 mijë lekësh) në zyrat e Postës Shqiptare ose në një nga bankat e nivelit të dytë. Një vit më parë kjo pagesë ka qenë 1000 mijë lekë. Për kryerjen e pagesës maturanti duhet të ketë shkarkuar dhe printuar faturën për arkëtim të formularit A2. Në laborator maturanti paraqitet me kartën e identitetit dhe mandat-pagesën e kryer.
Plotësimi
Nga mbikëqyrësi i sallës atij i vihet në dispozicion Formulari A2 i personalizuar, formulari i korrigjimit të pasaktësive dhe ID si dhe fjalëkalimi për tu futur në sistem. Këto dy të fundit (ID dhe fjalëkalimi) janë të dhëna personale, konfidenciale që maturanti duhet ti ruajë me shumë kujdes dhe të mos ja tregojë askujt. Përpara se maturanti të largohet, mbikëqyrësi paketon formularin A2 të personalizuar, i cili në faqen e pasme ka formularin e korrigjimit të pasaktësive të plotësuar me: emër; mbiemër të maturantit; mbikëqyrësit dhe drejtorit të shkollës; të firmosur nga të tre dhe të vulosur, njërën nga fletët e printuara me preferencat e përzgjedhura si dhe mandat-pagesën e kryer. Të gjitha këto së bashku dërgohen në DAR/ZA, dhe më pas i përcillen AKP-së, jo më vonë se dy ditë pas datës së plotësimit të formularit A2 online, referuar edhe kalendarit.
Preferencat
Në momentin e përzgjedhjes së preferencave maturantët duhet të shohin me kujdes kodet që janë përbri programeve të studimit të renditura në formularin A2. Në total ky formular përmban 303 programe studimi, më shumë se në vitet e kaluara. Në formular nuk mund të përzgjidhen më shumë se 10 preferenca studimi. Para se ta dorëzojnë, nxënësit mund të fotokopjojnë formularin A2 dhe ta përdorin në të ardhmen për ndonjë paqartësi që mund tju dalë.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Kalendari i plotësimit të formularit sipas rretheve
Dat렠 Aplikantët në Qytetin
23.07.12 Tirana Qytet
24.07.12 Tirana Qytet
25.07.12 Tirana Qark Kamëz Kavaj렠 Durrës Krujë
26.07.12 Tirana Qark Kamëz Kavaj렠 Durrës Krujë
27.07.12 Elbasan Peqin Gramsh Librazhd
28.07.12 Fier Mallakastër Lushnjë
29.07.12 Korç렠 Pogradec Kolonj렠 Devoll
30.07.12 Berat Kuçov렠 Skrapar
31.07.12 Shkodër M. e Madhe Pukë
01.08.12 Lezh렠 Kurbin Mirditë
02.08.12 Vlor렠 Sarand렠 Delvinë
03.08.12 Gjirokastër Tepelen렠 Përmet
04.08.12 Kukës Has Tropojë
05.08.12 Dibër Mat Bulqizë
Të gjitha hapat për të plotësuar online Formularin A2
1. Për monitorimin e plotë dhe të kujdesshëm të procesit të aplikimit online të formularit A2 të Maturës Shtetërore, në laboratorët e shkollave ku do të bëhet aplikimi do të jenë të pranishëm për monitorim dhe konsultim, përveç anëtarëve të KSHMSH dhe mësuesve kujdestarë të shkollave, anëtarët e KMSH-ve të DAR/ZA-ve si dhe specialistë të AKP-së. I pari në laborator futet Drejtori apo nëndrejtori i shkollës (mbikëqyrësi i aplikimit online) i cili logohet në sistem për ti dhënë mundësi aksesimi në të maturantëve të shkollës së tij. Për të kryer logimin kryhen këto hapa: Mbikëqyrësi aksesohet në portalin e Maturës Shtetërore. Adresa është matura.akp.gov.al. Mbikëqyrësi klikon tek butoni Identifikohuni në pjesën e sipërme majtas të dritares dialoguese.
2. Më pas mbikëqyrësi logohet në sistem në të gjithë kompjuterët e laboratorit duke futur ID dhe Fjalëkalimin dhe klikuar në butonin Hyr.
3. Më pas mbikëqyrësi klikon mbi linkun A2 në krahun e majtë sipër, siç shihet më poshtë,
4. Më pas maturantët në prani të mësuesve kujdestarë dhe mbikëqyrësve të sistemit logohen në sistem dhe klikojnë mbi butonin Hyr.
5. Pas këtij hapi shfaqet dritarja dialoguese.
6. Në pjesën e sipërme maturantit i shfaqen të gjitha gjeneralitetet si dhe pikët/nota mesatare e shkollës së mesme si dhe notat e marra gjatë provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat duhet ti kontrollojë me kujdes.
7. Çdo maturanti i vihet në dispozicion një formular i korrigjimit të pasaktësive në të cilin ai evidenton gabimet e evidentuara në të dhënat e tija.
8. Poshtë të dhënave personale të maturantit është një Drop Doën List e cila i jep mundësinë atij që të përzgjedhë njërin nga 303 programet e studimit që ofrohen për vitin akademik të ardhshëm nga IALP-të.
9. Pas përzgjedhjes, më poshtë, shfaqen pikët që maturanti grumbullon në këtë program studimi dhe pikët e fitues