Përmbytet Tirana, kolektorët jashtë funksionit, diga e liqenit në prag të shpërthimit

Mjafton një pikë shi, që ta shohim Tiranën si një Vaterlo të përmbytur. Pellgje uji kudo, rrugë të mbushura me ujë, kate të para të përmbytura, baltë e llucë me shumicë, puseta të kthyera në shatërvanë..., thjeshtë fare, jemi në Tiranë në një ditë me shi. Mos u mendo gjatë, merr çizmet në dorë dhe dil në rrugë se nuk ke çtë bësh tjetër. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse kryeqytetasit të ulen këmbëkryq e ti luten Zotit që të pushojë shiu. Ky do ishte i vetmi shpëtim për kryeqytetasit që janë ngujuar në shtëpi.
Rrugë të mbuluara nga uji, balta e lluca, që të spërkasin kudo e ta bëjnë akoma më të mërzitshme rrugën. Diku më tutje, sheh që vendi është mbuluar me ujëra të zeza, që kanë shpërthyer në mes të blloqeve të pallateve. Lumi i Lanës, që ashtu i thënçin se vetëm lumë nuk mund të quhet, është kthyer në ngjyrë të zezë, ku plehrat janë me shumicë. Të duket, as më pak e as më shumë, veçse si një shëtitore plehrash të shumëllojshme. Më pas të zë lemeria nëse ecën në trotuare se pllakat kanë lëvizur nga vendi dhe nëse pa dashur shkel në to, ato të spërkasin me ujin e mbledhur poshtë tyre. Në fakt, nëse të ndodh thjeshtë kjo, duhet të jesh me fat se nga ana e rrugës të vjen uji në formë shatërvani, ngaqë gomat e makinave bien me shpejtësi në gropat e shumta të rrugës, që janë kthyer në pellgje.
Ja se çndodhi në Tiranë gjatë ditës së djeshme
Gjatë ditës së djeshme Tirana mori pamjen e saj të zakonshme pas pak minutave shi. Ajo u përmbyt e tëra duke shkaktuar dëme të shumta në të gjithë qytetin. Të paktën 26 makina u zhytën tërësisht në ujë dhe 13 të tjera u mbuluan deri në gjysmë, në parkimin pranë Qendrës Tregtare ETC, në afërsi të rrugës së Elbasanit në Tiranë, pas rrebeshit të shiut që ra pasditen e djeshme. Forcat e repartit zjarrfikës të kryeqytetit punuan intensivisht për largimin e ujit, duke përdorur pompa thithëse. Është dashur vetëm pak minuta shi dhe qendra e Tiranës, por edhe zonat periferike të kryeqytetit të përmbyten. Në vetëm pak minuta, reshjet e shiut vunë në rrezik bizneset dhe shtëpitë e banorëve të zonave të ndryshme dhe nëse ato do te kishin rënë për më shumë se një orë pasojat mund të ishin të paimagjinueshme. Në rrugën Karl Gega, në periferi të Tiranës disa banesa janë përmbytur, ndërkohë që janë rrezikuar dhe disa fëmijë, të cilët janë shpëtuar falë ndërhyrjes së uniformave blu. Shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar probleme dhe në lagjet e reja të Tiranës, ku më të dukshme ato kanë qenë në zonën "Komuna e Parisit", apo dhe në "Unazën e Re". Përmbytje janë regjistruar edhe në rrugët e zonës së Don Boskos, rrugën "Jordan Misja", në zonën e Porcelanit, etj.
Nga të dhënat e para mësohet se janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.
Përmbytja, Bashkia ja hodhi fajin drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve
Sherri mes Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve e kanë lënë Tiranën në mëshirë të fatit. Sa herë që bëhet llaf për kolektorë të pakët dhe me diametra shumë të vogël faji mbetet jetim, pasojat i vuajnë kryeqytetasit që udhëtojnë me çizme nëpër rrugët e Tiranës dhe që katet e para të banesave përmbyten totalisht sa herë që bie shi i rrëmbyer. Bashkia e Tiranës reagoi dje pasdite ndaj përmbytjeve të orëve të fundit në kryeqytet, duke fajësuar për situatën gjendjen e kolektorëve që punojnë me kapacitete minimale. "Problemi më i madh në këtë moment në Tiranë janë kolektorët, të cilët janë të tejmbushur dhe punojnë me kapacitete minimale. Përgjegjësia për këtë nuk është tek Bashkia, por tek Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve", tha pak çaste më parë gjatë një prononcimi televiziv, Drejtori i Punëve Publike në Bashki, Arben Seferi. Ai bëri të ditur se zonat më problematike në kryeqytet janë rruga "Don Bosko", "Jordan Misja", zona e "Misto Mames", rruga "Karl Gega", rruga e Elbasanit, etj. Me sa duket Bashkia e Tiranës ka harruar se në momentin që ndërtohet një rrugë në projekt është përfshirë edhe ndërtimi i kanalizimeve gjë e cila kurrë nuk është zbatuar nga punonjësit e bashkisë. Ndaj sot në Tiranë thuajse të gjitha rrugët janë pa kanalizime të ujërave dhe si pasojë sa herë që bie shi krijohen edhe përmbytje nëpër rrugët e kryeqytetit. Ajo çfarë duhet të bëjë Drejtoria e Ujësjellës Kanlizimeve është puna e kujdesshme që duhet të tregojë me kanalizimet dhe me kolektorët por çfarë mund të bëjë kjo drejtori kur Bashkia nuk ndërton kanalizime?!
Kolektorët janë shkatërruar, Tirana po shuhet
Tirana, qyteti me më shumë se një milionë banorë vazhdon të funksionojë me rrjetin e vjetër të kanalizimeve të ujërave. Këto kanalizime, para viteve 90 u ndërtuan për një kapacitet prej 25-300 mijë banorë, ndërkohë që sot Tirana popullohet nga rreth 1 milionë banorë. Para pak kohësh, drejtori teknik pranë Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Ferdinand Petrela, ka pranuar se rrjeti i kanalizimeve, aktualisht, në Tiranë është i mbingarkuar për shkak të shumëfishimit të ndërtimeve dhe popullsisë. Kolektorët në Tiranë janë ndërtuar në vitet 50 dhe që nga ajo kohë nuk janë ndërtuar të tjerë, me përjashtim të ndonjë ndërhyrjeje të vogël. Ndërkohë që periferia e kryeqytetit funksionon pa një rrjet kolektorësh të ujërave. Një gjë e tillë e vë qytetin pra situatave alarmante në ditët me shi, ku përmbytjet janë të paevitueshme në të gjitha zonat. Prej më shumë se 7 vjetësh, në Bashkinë e Tiranës qarkullon një projekt për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe kolektorëve, por deri më tani kjo gjë ka mbetur në dokumente. Ndaj, Tirana është një qytet që po ndërtohet mbi një taban të vdekur, i cili nga momenti në moment mund të shembet. Shtesat e shumta të pallateve, dyqanet, lokalet e ndërtuara rishtas mbi kolektorë dhe mbi pusetat komanduese, mungesa e tubacioneve kulluese të ujërave të shiut janë problemet që ka Blloku dhe zona përreth tij deri te shkolla Vasil Shanto. Në të gjithë Tiranën si dhe në zonën e Bllokut dhe në Tiranën e re, rrjeti i kanalizimeve është i amortizuar. Kullimi i ujërave në rrugët kryesore funksionon disi, pasi ujërat e bardha derdhen në kanalet e ujërave të zeza, por brenda lagjeve nuk ekzistojnë fare tubacione kulluese.
*************************************************************************
Pellgjet Ujëmbledhës, diametrat e tyre janë minimalë
Në sistemin e kanalizimeve dhe të kolektorëve që janë ekzistues në Tiranë nuk është bërë as ndërhyrja më e vogël deri më tani. Tirana ka po kolektorë që ka pasur edhe atëherë kur popullohej nga rreth 200 mijë banorë ndërkohë që sot ajo popullohet nga rreth 1 milion banorë ndaj edhe kolektorët janë në diametra minimalë.
1. Pellgu ujëmbledhës 1- Shtrihet në afërsi të Liqenit Artificial, i cili shkarkon ujërat e shiut dhe ujërat e zeza direkt në Lanë, me anë të tre tubacioneve me diametër DN-1000.
Rrjetit të kanalizimeve të këtij pellgu nuk i dihet fati dhe besojmë se do të jetë një problem që do të dalë së shpejti për t'u zgjidhur. Kjo bëhet me kritike, duke pasur parasysh densitetin e ndërtimeve në këtë zonë. Për këtë pellg janë bërë përpjekje për të sistemuar ujërat e shiut, sipas rrugëve që do të hapeshin sipas planeve rregullues, por pa rezultat, se rrugët jo vetëm që nuk u hapen, por u bllokuan dhe më shumë nga ato ekzistuese.
2. Pellgu ujëmbledhës 2 - Grumbullon ujërat e zonës së Selitës që përfshin ndërtimet e viteve të fundit, të realizuara mbështetur në planin rregullues. Ujërat e shiut të këtij pellgu derdhen në Lanë, ndërsa ujërat e zeza derdhen në kolektorët anës Lanës, me anë të një kapërderdhësi të ndërtuar gati në fund të kolektorit. Pellgu ujëmbledhës me shkarkim në pikën 1. Për këtë pellg ujëmbledhës shërbejnë kanalizime të diametrave të vegjël dhe një tubacion me diametër DN-1000 për të cilin nuk ka të dhëna. Ujërat e këtij pellgu ujëmbledhës shkarkojnë në Lanë sipas mundësisë.
3. Pellgu ujëmbledhës me shkarkim në pikën 2- Për këtë pellg ujëmbledhës ka shërbyer një kanalizim DN-1000, i cili i bllokua në vitin 2001.
4. Pellgu ujëmbledhës me shkarkim në pikën 3- Është pellgu që përfshin zonën më të vjetër të banuar, Selitë. Ky pellg i ka derdhur ujërat e zeza dhe të shiut në lumin e Lanës me anë të një tubacioni DN-1000, i cil