E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me mjete të forta 2 vëllezër, procedohet

02/07/2009  Për motive të dobëta

KORÇE- Dy vëllezër, njëri 24 vjeç dhe tjetri 23 vjeç, banorë të qytetit të Korçës kanë përfunduar në spitalin e këtij qyteti për të marrë ndihmën mjekësore, pasi kishin mbetur të dëmtuar nga një sherr që kishin pasur me një bashkëqytetarin e tyre. Mësohet se autori i kësaj ngjarjeje është 34-vjeçari Endri B., lindur dhe banues në lagjen 16 të Korçës, ndërsa dy të dëmtuarit, Marsel Podgoria, i datëlindjes 16.04.1985 dhe vëllai i tij, Ervis Podgoria, i datëlindjes 16.04.1985 që të dy banues në të njëjtën lagje me 34-vjeçarin, Bostanxhi. Burime spitalore në lidhje me këtë ngjarje, bënë të ditur se dy vëllezërit, pasi kishin marrë ndihmën e parë mjekësore rezultojnë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ngjarja në fjalë është bërë e ditur edhe nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, të cilat konfirmuan se ndaj autorit të kësaj ngjarjeje janë kryer veprimet procedurale dhe autori do të ndiqet në gjendje të lirë. Sipas policisë, autori ka konsumuar veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Të njëjtat burime sqaruan se 2 vëllezërit kishin mbërritur të dëmtuar në spitalin e Korçës 20.50 minuta, pasi kishin mbetur të dëmtuar nga goditja me mjete të forta gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›