E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, nis të shtunën faza e dytë e regjistrimeve përfundimtare



Nis ditën e shtunë regjistrimi përfundimtar i fituesve të fazës së parë të universiteteve. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit, të cilat sqarojnë se ditën brenda ditës së sotme do të publikohet lista përfundimtare e fituesve të fazës së parë. Pas nxjerrjes së kësaj liste, që fikson përfundimisht renditjen e fituesve të universiteteve, të gjithë kandidatët fitues duhet të kryejnë regjistrimin përfundimtar në degët ku janë shpallur. Kurse kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, duhet të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht, dhe të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26, 27, 28, 29, 30 shtator dhe 1, 2, 3 tetor 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i. Kandidatët që çregjistrohen, do t’u kthehet dosja individuale, me dokumentet e dorëzuara për regjistrimin paraprak. Dokumentet

Shkencat Sociale, hapen shtatë Mastera të rinj të Nivelit të Parë

Fakulteti i Shkencave Sociale do të ofrojë gjatë vitit të ri akademik shtatë Mastera të rinj të Nivelit të Parë, nga një që ka pasur vitin e kaluar. Pas propozimit të bërë nga drejtuesit e Fakultetit të Shkencave Sociale, qeveria ka miratuar së fundi këto programe të reja studimi. Konkretisht shtatë masterat e miratuara nga Këshilli i Ministrave, për vitin akademik 2009-2010, janë si më poshtë. Master i Nivelit të Parë në: “Drejtim dhe administrim arsimimi”; “Qeverisja dhe politikat publike”; “Këshillim psikologjik”; “Orientim profesional”; “Punë sociale”; “Filozofi praktike dhe humane”; “Analizë e politikës sociale”. Në përfundim të programeve të mësipërme të studimit do të lëshohet diplomë “Master i Nivelit të Parë” sipas programit të zgjedhur. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Parë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik. Të interesuarit për të vijuar një program të tillë studimit duhet të paraqiten pranë Fakultetit të Shkencave Sociale për të kryer procedurën e aplikimit. Për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Parë” (MNP), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të parë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion.

Masterat e miratuar
“Drejtim dhe administrim arsimimi”
“Qeverisja dhe politikat publike”
“Këshillim psikologjik”
“Orientim profesional”
“Punë sociale”
“Filozofi praktike dhe humane”
“Analizë e politikës sociale”

25 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›