E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, pikët e fituesve të fundit për fazën e dytë



Dalin pikët e fituesve të fundit për fazën e dytë të pranimeve në universitete. Ministria e Arsimit publikon se mesa pikë ka arritur të fitojë të drejtën e studimit fituesi i fundit, për secilën prej 217 degëve të fakulteteve. Krahasuar me fazën e parë të pranimeve, pikët e fituesve të fundit kanë pësuar një zbritje të vogël në shifra në fazën e dytë. Gjithsesi këto pikë, janë tepër të rëndësishme për të gjithë kandidatët që nuk kanë fituar shkollën e lartë as në fazën e dytë të pranimeve. Pasi, nëse sërish pas kësaj faze do të dalin kuota të paplotësuara në fakultete, maturantët që gjendet më pranë fituesve të fundit do të kenë shansin të ulen në auditorë nga faza e tretë e pranimeve. Deri tani nuk dihet ende se sa është numri i vendeve vakante në universitete. Pas datës 3 tetor, që është edhe afati i fundit i regjistrimit përfundimtar, universitetet do të publikojnë vendet bosh sipas degëve.

28 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›