Bie në burg për vjedhje, por e denoncon dhe mbesa për përdhunim
Kujtim F., 48 vjeç, u denoncua dje në polici nga vetë mbesa e tij. Arrestimi nga policia për vjedhje bëri që dhe mbesa të tregonte historinë
Arrestimi në flagrancë i një 48-vjeçari për vjedhjen e një dyqani pa dashur zbuloi edhe një krim më të rëndë të tij. Kujtim F. u arrestua dy ditë më parë nga forcat e policisë për bastisjen e një dyqani në Allias, por fill pas arrestimit, nga mbesa e tij në polici është bërë edhe denoncimi për ngacmim seksual. Mbesa ishte nën kujdestarinë e 48-vjeçarit. Ajo e ka denoncuar dajën e saj si autor të një sulmi seksual që kishte vetëm një qëllim, përdhunimin brenda banesës. I dyshuari është arrestuar, por jo për tentativën e përdhunimit, akuzë e cila iu shtua më pas, por sepse u gjet duke plaçkitur një dyqan në Tiranë. Ngjarja e rëndë, sipas denoncimit të bërë dje, ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 18:30 në banesën ku jetonte 21-vjeçarja, në lagjen “Allias”, në periferi të Tiranës. Policia tha se Kujtim F., 48 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Allias, i dënuar më parë për vjedhje, është denoncuar nga 21-vjeçarja, në prani të përfaqësuesit ligjor, se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të duke ushtruar forcë. Duket se denoncimi është vonuar të bëhet, sepse policia e Komisariatit Nr. 3 Tiranë, në një aksion të kryer ditën e premte, e ka kapur 48-vjeçarin me dyshimet për vjedhje.
Arresti
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë kryen ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj Kujtim F., pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër kanë tentuar të vjedhin me thyerje një dyqan me artikuj ushqimorë në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë”, - thanë burimet zyrtare policore. Menjëherë sapo ka rënë në qeli, në kushte të pritjes së vlerësimit të masës së sigurisë në ngarkim të tij, ka filluar një tjetër procedim penal, nën dyshimet për përdhunim të mbetur në tentativë. “I arrestuari akuzohet tani edhe për veprën penale të ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur’ dhe të ‘marrëdhënies seksuale dhe homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari’, - konfirmoi policia, e cila tha se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për të bashkëlidhur të gjitha procedimet në ngarkim të tij.
Akuza
Nga njoftimi zyrtar i policisë lihet të nënkuptohet se përveç mbesës, 48-vjeçari mund të ketë ushtruar dhunim seksual edhe ndaj ndonjë tjetër të afërmi të vet të mitur. Në dy vitet e fundit në Tiranë është rritur ndjeshëm edhe numri i denoncimeve për ngacmime të këtij lloji. Si asnjëherë më parë, tani, qytetarët, me gjithë vështirësinë për t’i pranuar si ngjarje, nuk ngurrojnë të denoncojnë në polici për t’i lënë rrugë më pas Drejtësisë të gjykojë mbi këtë fenomen. Sipas vijueshmërisë që kanë pasur këto dosje, togat e zeza kanë gjykuar sipas ngjarjes për t’u shprehur me vendimet për ta. Nuk kanë munguar rastet kur është dhënë dhe pafajësi pas shumë muajve, ku i akuzuari është lakuar jo vetëm nga policia, por edhe nga prokuroria si “monstër”, duke kryer marrëdhënie seksuale me të mitur apo me të mitura. Shifrat e regjistruara fillimisht në polici e më pas dhe në institucionet e tjera të Drejtësisë tregojnë se fenomeni i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur sa vjen dhe shtohet. Historitë e kanë treguar se fëmijët shpesh janë më të rrezikuar nga shokët, miqtë, komshinjtë etj., sesa nga të panjohurit. Duke mos lënë pa përmendur rastet kur kemi të bëjmë me inceste, të cilat, sipas psikologëve, janë dyfish më të vështira për t’u denoncuar.
“Atentat” transformatorit, Paskuqani mbetet pa drita
Një transformator është përfshirë nga flakët duke zhytur në errësirë të plotë zonën periferike të Tiranës, në Babrru dhe Paskuqan, informojnë burime policore që shkuan në vendngjarje. Nga hetimet e para mësohet se mbrëmjen e djeshme, persona të cilët mbeten të paidentifikuar, kanë hedhur një tel te linja 6000 V, në lokalin e qytetarit A. S., në Kodër e Kuqe të Babrrusë, duke shkaktuar lidhje të shkurtër. Për pasojë është djegur transformatori i energjisë elektrike, duke lënë pa energji të gjithë zonën Babrru – Paskuqan. Policia tha se po heton mbi ngjarjen dhe ka marrë në pyetje edhe elektricistin e zonës, si dhe punonjës të tjerë në OSSH-së, të cilët pohuan se vlera e dëmit arrin në 600 mijë lekë të rinj, ndërsa tha se po merren masa për riparimin e dëmit. Mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet, por policia është e paqartë për shkaqet që çuan autorët ende të panjohur, të shkaktojnë djegien e transformatorit, duke provokuar qark të shkurtër pranë lokalit ku nuk u konstatuan dëme materiale.
28 Shtator 2009