Asambleja Parlamentare e KE-së miraton raportin për zgjedhjet e 28 qershorit
Në ditën e parë të sesionit të vjeshtës, raportuesi hungarez paraqet dokumentin. Europarlamentarët pritet të diskutojnë edhe për statusin e monitorimit të Shqipërisë
Albert Gjoka
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të diskutojë raportin për zgjedhjet, i përgatitur nga misioni i vëzhguesve që dërgoi Strasburgu në Shqipëri më 28 qershor. Raporti do të paraqitet ditën e nesërme nga zoti Matias Eërsi dhe pritet të shqyrtohen standardet që arriti vendi ynë në këtë proces. Pak ditë më parë gazeta bëri publike raportin që përgatiti zonja Korien Jonker dhe shtatë europalamentarë të tjerë, të cilët kritikuan presionet e qeverisë ndaj administratës publike gjatë fushatës dhe vonesat në shpalljen e rezultateve zyrtare. Ndërkohë, raportuesit e KE-së vlerësuan zhvillimin e qetë dhe paqësor të procesit të votimeve, miratimin me konsensus të Kodit dhe listat elektronike të zgjedhësve. Tirana zyrtare pret prej kohësh të dalë nga statusi i vendit anëtar i Këshillit të Europës, që mbahet nën monitorim, por deklaratat e Strasburgut dhe raporti i publikuar tashmë flasin për vazhdim të kësaj status quo-je. Po ashtu, KE-ja kritikoi vendin tonë edhe në zbatimin e standardeve për të drejtat e njeriut, si reforma në Prokurorinë e Përgjithshëm, dhuna policore ndaj qytetarëve, mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, diskriminimi i komuniteteve rome, homoseksuale, apo problematika të tjera që janë hasur në realitetin konkret.
Raporti për zgjedhjet
Vetëm pak ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri, pikërisht më 16 shtator, Byroja e Asamblesë Parlamentare bëri publik raportin për zgjedhjet. Europarlamentari hungarez, zoti Matias Eërsi, do të paraqesë në seancën e së hënës raportin e plotë, të përpiluar nga Komiteti Ad Hoc, me në krye zonjën Korien Jonker.
Kritika më e ashpër që u shtrua për autoritetet e qeverisë ishte presioni i ushtruar ndaj administratës publike gjatë fushatës së zgjedhjeve. Sipas KE-së, autorët e veprimeve të tilla duhet të identifikohen dhe të përballen me ligjin. Dokumenti konstaton se “është e papranueshme për një vend anëtar të KE-së që ta shpallë rezultatin e zgjedhjeve disa javë pas përfundimit të votimeve. Raporti përfundimtar i Këshillit të Europës adreson kritika të ashpra edhe për mediat dhe partitë politike. Ai thotë se është e papranueshme që disa të meta përsëritën nga njëra palë zgjedhje në tjetrën.
Vlerësimet
Komiteti Ad Hoc i Asamblesë Parlamentare thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 në Shqipëri shfaqën përparim të theksuar falë futjes së procedurave të reja për regjistrimin dhe identifikimin e votuesve dhe për miratimin e një kuadri ligjor të përmirësuar. Ata konstatojnë se pati përmirësime edhe në funksionimin e KQZ-së. Pikë pozitive ka marrë edhe mënyra e organizimit të votimeve dhe qetësia me të cilën u realizua procesi. Po ashtu, “Komiteti Ad Hoc mendon se ndryshimet në Kushtetutë dhe miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, të miratuara në bazë të një konsensusi të gjerë mes dy partive kryesore politike, kanë sjellë përmirësim të konsiderueshëm në legjislacionin zgjedhor të Shqipërisë”.
Në mbyllje të raportit jepen detyra konkrete për qeverinë dhe partitë politike. Ato duhet të marrin në shqyrtim të gjitha shqetësimet e ngritura nga OSBE/ODIHR-i dhe nga Këshilli i Europës, dhe të bazë të tyre të bëjnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
REKOMANDIME
- Të rregullohet regjistri i Gjendjes Civile dhe regjistri zgjedhor
- T’i jepet zgjidhje të drejtës së votimit të emigrantëve
- Të bëhet rregullimi i rolit të mediave dhe transparenca e financimit të partive
- Të bëhen rregullime për transparencën e financimit të mediave dhe zbatimi i tyre
- Të synohet forcimi i besimit të votuesve në paanësinë e sistemit zgjedhor
- Të qartësohet mënyra e shkarkimit të komisionerëve të niveleve të ulëta
- Të garantohet një pozitë e privilegjuar për kandidatet gra
- Të rishikohen në Kod pikat e nënvizuara nga OSBE/ODIHR-i
REAGIMI
Kryeparlamentarja Topalli: “Raporti, objektiv dhe realist”
Pak ditë më parë, kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, bëri një deklaratë në lidhje me raportin e Këshillit të Europës, duke e cilësuar objektiv realist dhe shumë pozitiv. Ajo citoi dokumentin duke thënë se “zgjedhjet ishin një progres i qenësishëm, se procedurat e regjistrimit, të identifikimit të zgjedhësve, të adaptimit të një kuadri juridik të përmirësuar shënonin një progres të rëndësishëm. Duke u ndalur në disa nga çështjet më të rëndësishme të raportit të Këshillit të Europës, kryetarja e Kuvendit tha se rritja dhe përmirësimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte një tjetër pikë e rëndësishme e këtij raporti. Duke cituar vlerësimin e Këshillit të Europës, ndër të tjera, zonja Topalli u shpreh se raporti konstatonte se dita e votimit ishte e organizuar shumë mirë dhe se procedurat e votimit u vlerësuan mirë dhe shumë mirë në 93% të qendrave të votimit.
28 Shtator 2009