Durres biblioteka e Durresit mbush 65 vjet

Biblioteka publike e Durresit ka kremtuar 65-vjetorin e krijimit te saj. Ne ceremonine e zhvilluar ne pallatin e kultures A. Moisiu merrnin pjese themeluesit e saj intelektuale publiciste e qytetare. Ne fjalen e tij pershendetese kryetari i bashkise Vangjush Dako ka evidentuar vlerat qe ka percuar ne gjithe keta vjet kjo biblioteke tek lexuesit e shumte qe e kane frekuentuar duke pasur parasysh edhe fondin mjaft te cmuar te librave qe ka biblioteka e Durresit dhe duke vleresuar vecanerisht figuren e njerit prej themeluesve te saj shkrimtarit dhe dramaturgut Minush Jero. Dako u shpreh Do te kryhet shume shpejt dixhitalizimi i plote i skedareve te bibliotekes dhe gjithcka ne kete ambient do te modernizohet. Sot dje eshte nje dite e rendesishme per sherbimin e librit dhe te bibliotekes se qytetit tone. Eumlshte nje dite e rendesishme sepse evokojme personalitete te fjales se shkruar ne Durres si Minush Jero eshte nje dite e rendesishme sepse eshte rasti per te demonstruar pasurite albanologjike qe ka biblioteka e qytetit eshte nje dite e rendesishme sepse ne mund te shohim se si eshte realizuar ai investim i arsyeshem qe bashkia e qytetit pati mundesi te bente ketu per restaurimin e bibliotekes ne pamundesi per te bere dicka me themelore si ndertimi i nje biblioteke te re publike. Shpesh thuhet se fytyra e nje qyteti eshte biblioteka e tij. Dako tha Ne sot nuk mund te jemi krenare per fytyren qe tregon Durresi permes bibliotekes pasi ajo me se shumti gjendet keq per shkak te mungeses se librave te rralle. Durresi ka nje fat te shkelqyer qe fondin e antikuarit fondin e albanologjise fondin e librit ne gjuhe te huaj e ka shume te vlefshem. Ajo qe i mungon eshte nje mjedis komod nje ndertese e denje dhe sipas Dakos Une mund tju them se restaurimi eshte vetem nje hap nje hap i pamjaftueshem por shume shpejt ndertimi i nje biblioteke te re do te jete nje perparesi themelore ne punen tone.