Vaksine e re per gripin sezonal

ISHP Gati blerjet e sasise se vaksines
Vaksina kunder gripit sezonal kete vit do te jete nje e re. Kjo konfirmohet nga drejtori i Shendetit Publik Alban Ylli per nje media. Ai beri te ditur se vaksina e re sipas OBSH-se do te jete gati pas disa javesh nderkohe qe edhe Shqiperia do te marre kontingjentin e mjaftueshem per te gjitha grupet e riskut ne popullate. Kane dale specifikimet e vaksines se re dhe per popullaten shqiptare ne momentin qe do te jete e prodhuar. Vaksina eshte ende ne proces prodhimi. Ne Shqiperi ende nuk kemi ne treg vaksinen. Ne momentin qe ajo do te jete gati une besoj ceshtje javesh do te sigurohet. Eumlshte nje vaksine e re por OBSH thote qe edhe vaksina e vjetshme do te kete nje efikasitet te caktuar gjate ketij shtame qe do te qarkulloje kete vit - tha Ylli. Sipas drejtorit te ISHP-se grupet e para qe do te vaksinohen jane femijet e vegjel grate shtatzena si dhe te semuret kronike.
Vaksina
Nje vit me pare edhe vendi yne u perball me gripin pandemik apo te ashtuquajturin gripi i derrit. Edhe Shqiperia arriti te siguronte nje kontingjent vaksinash i cili vazhdon te jete stok ne Institutin e Shendetit Publik. Sipas Alban Yllit kjo sasi vaksinash mund te perdoret nese nuk vjen ne kohe vaksina antigrip pasi shtamet e saj kane rezultuar te efektshme. Ne do te marrim nje vendim te caktuar ne komitetin e caktuar per kete ceshtje. Ne rast se do te kete probleme me furnizimin me vaksinen e re te gripit mundet te merret ne konsiderate edhe perdorimi i kesaj vaksine - tha Ylli.Nderkohe qe pas refuzimit te vaksines kunder A/H1N1 vendi yne pati propozuar qe te asgjesoje vaksinat e mbetura stok. Por per te kryer kete hap Instituti i Shendetit Publik priti qe vaksines ti vinte afati i skadimit.Asokohe drejtori i Shendetit Publik Alban Ylli tha se vetem 10 e 25 mije dozave qe dispononte vendi yne jane perdorur por i takon komitetit te pandemise te vendose se cfare do te behet me pjesen e mbetur. Nje mundesi eshte qe ato mund te perdoren ne muajin tetor megjithate edhe vendi yne eshte futur ne listen e shteteve qe do te kene nje efekt financiar pavaresisht se ai eshte me i vogel.Nje strategji mund te jete asgjesimi i tyre. Eumlshte plotesisht e mundur qe te asgjesohen mjete mbrojtese te cilat perdoren ne shtetin publik per arsye emergjence apo per te pritur nje situate te pazakonshme. Nje pjese e madhe e sasise skadon ne nentor te ketij viti. Ekziston nje potencial per perdorimin e saj ne tetor - pati deklaruar Ylli.