Oficerët e kontaktit do të paguhen si diplomatë me gradën “Këshilltar”
Rritet nga 150 deri në 300 euro trajtimi i tyre për të përballuar jetesën
Luan Kondi
Tiranë - Qeveria vendosi që punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të atashuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për kohën që shërbejnë si oficerë kontakti pranë ministrive të brendshme të shteteve të ndryshme, të trajtohen me pagë për gradë dhe shtesë për përfaqësim. Për efekt të këtij trajtimi, paga e oficerëve të kontaktit të Ministrisë së Brendshme njësohet me pagën e gradës “Këshilltar”, në shërbimin e jashtëm. Oficerët e kontaktit, për kohën që shërbejnë pranë ministrive të brendshme, homologe të shteteve të ndryshme, përfitojnë edhe kompensim për koston e jetesës është 300 euro ose dollarë për vendet e grupit të parë, 260 euro ose dollarë për vendet e grupit të dytë, 230 euro ose dollarë, për vendet e grupit të tretë, 200 euro ose dollarë për vendet e grupit të katërt, 150 euro ose dollarë për vendet e grupit të pestë. Trajtimi me pagë, sipas këtij vendimi, i oficerit të kontaktit, fillon nga data e mbërritjes së tij në përfaqësi. Deri në këtë çast ai vazhdon të trajtohet me pagën e vendit të tij të mëparshëm. Paga mujore i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale, sipas legjislacionit në fuqi. Në bazë të pagës mujore do të paguhen edhe detyrimet për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore. Pagat për oficerët e kontaktit, që shërbejnë në vendet e Europës, bëhen në euro, ndërsa për vendet e tjera në USD.
Përfaqësimi
Përfaqësimi i Ministrisë së Brendshme me oficerë kontakti, pranë ministrive homologe, në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Itali, Greqi, Turqi e në Republikën e Kosovës, të atashuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, bëhet për të mbështetur luftën e përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të armëve, emigracionit të paligjshëm dhe pastrimit të parave. Ndërsa përfaqësimi i Ministrisë së Brendshme me oficerë kontakti, pranë organizatës policore të EUROPOL-it. Përfaqësimi në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Turqi e në Republikën e Kosovës do të bëhet me nga një oficer kontakti, ndërsa përfaqësimi në Greqi e Itali me nga dy oficerë kontakti, përkatësisht një në Athinë e Selanik dhe nga një në Romë e Bari.
Emërimet
Oficerët e kontaktit emërohen nga ministri i Brendshëm, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për një periudhë jo më pak se dy vjet. Për emërimin e tyre njoftohen, zyrtarisht, ministritë homologe ose organet zyrtare përgjegjëse. Po ashtu ministri i Brendshëm mund t’i ngarkojë oficerët e kontaktit ta përfaqësojnë Shqipërinë në më shumë se një vend. Oficerët e kontaktit, gjatë ushtrimit të detyrës, vazhdojnë të mbeten në organikën e institucionit, që i emëron, dhe, në përfundim të misionit, gëzojnë të drejtën e rikthimit në institucionin, ku kanë punuar përpara emërimit si oficerë kontakti. Statusi, imuniteti dhe privilegjet, që gëzojnë oficerët e kontaktit, gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie, rregullohen sipas marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe ministrive homologe, përkatëse, si dhe në përputhje me legjislacionet respektive. Sistemimi me zyra i oficerëve të kontaktit duhet të bëhet në mjediset e përfaqësive tona diplomatike, ndërsa zyra e oficerit të kontakti në EUROPOL do të jetë në zyrat qendrore të EUROPOL-it në Hagë.
Operacioni ushtarak “Eufor Tchad/Rca”, shtohet buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes
Tiranë - Ministria e Mbrojtjes, me vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave, duhet të përballojë me fondet e veta buxhetore vjetore shpenzimet, në mbështetje të forcave shqiptare, pjesëmarrëse në operacionin ushtarak të Bashkimit Europian në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore (operacioni “EUFOR TCHAD/RCA”), si shpenzime të drejtpërdrejta kombëtare, për evakuim mjekësor strategjik, ndërlidhje strategjike dhe shërbim postar dhe veprimtari të tjera zyrtare. Sipas vendimit të marrë dje efektet financiare të këtyre shpenzimeve kapin vlerën e shtatë milionë e nëntëqind e njëzetë mijë lekë dhe do të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Për rrjedhojë, në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, programi “Forcat e luftimit”, fondi u shtua me njëqind e njëzet e gjashtë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë mijë lekë, për përballimin e shpenzimeve të palës shqiptare, pjesëmarrëse në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore, (operacioni “EUROFOR Tchad/RCA”), fond, i cili t’i pakësohet programit “Mbështetje e përqendruar”.
Pranga kosovarit, i mori 260 mijë lekë për vizë një shtetasi
Tiranë – Një kosovar është arrestuar nga policia shqiptare pas denoncimit të një shtetasi për mashtrim. Burimet thanë për gazetën se Afrim Reshani, 45 vjeç, lindur në Ferizaj Kosovë dhe banues në Tiranë, me shtetësi Jugosllave e kombësi Shqiptare akuzohet se ka mashtruar se do ta punësonte në Ambasadën Italiane në Tiranë dhe do ta pajiste me vizë “Shengen” denoncuesin. Arrestimi i tij u krye sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë kallëzuesit shumën e parave prej 260 000 lekësh. U kryen veprimet procedurale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “mashtrimit”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Dogji mullarin e barit dhe theu xhamat e shtëpisë, ndalohet nga policia
Tiranë – Dogji mullarin e barit dhe theu xhamat e shtëpisë së tij, por pas denoncimit të familjarëve u arrestuar nga policia. Burime policore thanë për gazetën se dje u krye arrestimi në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë i Dëfrim Lushës, 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz i Vogël Kavajë. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka djegur një kavaletë me bar të thatë dhe më pas ka thyer xhamat e 4 dritareve të banesës së tij, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.
Emërohen 4 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit
Tiranë - Kryeministri Berisha ka firmosur dje lirimin nga detyra pas përfundimit të mandateve të 2 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Orfea Dhuci, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Leandro Haxhi, propozuar nga ministri i Financave. Njëherazi kreu i qeverisë ka emëruar në vend të tyre e detyrën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit Skënder Ukun, propozuar nga ministri i Financave dhe Selman Lamaj, propozuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Ndërkohë që janë rimandatuar Jorgji Bollano, propozuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar dhe Flutura Kalemi, propozuar nga Universiteti Bujqësor, Tiranë.
3 Korrik 2008