E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti, Vlora është më e madhe se Ismail Qemali

 

Dihet që reagimi fillestar i njeriut ndaj një ideje apo mendimi të ri është ta hedhe poshte ate. Megjithate, unë do të doja t’u kujtoja se jo pak here njerezit ndryshojne mendim, kur janë me të relaksuar dhe i shohin gjerat me qetesi. Disa e akuzojne Shasken, rektorin e universitetit të Vlorës si jopatriot. Por kushdo që njeh sadopak nga afer ate, e di se sa krenar është ai që është shqiptar së pari, dhe vlonjat së dyti. E di se sa është perpjekur ai në rrethet akademike në Amerike për çështjen e Kosoves. E di se sa ka përkrahur e ndihmuar me sa ka mundur studente shqiptare për të studiuar në universitetet amerikane. Dikush tjeter i kerkon llogari për rritjen e nivelit të universitetit që ai drejton, perpara se të kerkoje ndryshimin e emrit. Por une nuk di ndonje rektor tjeter në Shqiperi të ketë bere me shume për Universitetin se zoti Shaska në me pak se një vit në krye të atij institucioni. Qysh nga dita kur konkurroi për ate pozicion, ideja e tij ishte ta bente Universitetin e Vlores nga universitetet me të mira në Shqiperi dhe me gjere. Dhe padyshim që ai e meriton të perkrahet në këtë iniciativë. Persa i takon çeshtjes së emrit, une e shoh ate si iniciativë të Shaskes, së pari, për të shmangur perdorjen e universiteteve për mitizimin e figurave politike shqiptare. Për të Vlora është me e madhe se vete Ismail Qemali. Dhe së dyti, siç e thote edhe vete, për efekt marketingu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›