E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentin i paharruar me recetat e “British”

 

Ky Shën Valentin do të jetë i paharruar edhe për ata që për një arsye apo një tjetër do t’i duhet ta kalojnë në ajër ditën e të dashuruarve, por nëse zgjedhin të udhëtojnë me “British Airëays”.    Dashuria ndihet në ajër në fluturimet e kompanisë britanike, teksa kuzhinierët përgatiten të krijojnë në kohë një gosti romantike për pasagjerët për ditën e Shën Valentinit. Një recetë e re për “pannacotta” me vanilje, e cila do të shërbehet në bord në fluturimet mes datave 1 dhe 15 shkurt është përzgjedhur posaçërisht nga “British Airëays” për vetë përbërësit e saj  ngacmues-romantikë. Menaxheri britanik i shërbimit ushqimor, Gerard Maloney, thotë se “Shumë çifte kanë rënë në dashuri dhe janë martuar si rezultat i një takimi në bordin e kompanisë sonë ajrore, kështu këtë vit kemi vendosur të krijojmë një pjatë të veçantë, e cila përmban përbërës afrodiziakë, për të festuar këtë rast si dhe për të sjellë sërish pak nuanca romantike në fluturim”. Receta kombinon së bashku si vaniljen dhe luleshtrydhet, të dyja të njohura për veçoritë e tyre joshëse. Vanilja është përdorur nga Aztekët për aromën e saj tërheqëse dhe e kombinuar me çokollatë kthehet në një përzierje dashurie. Kërkuesit kanë zbuluar së fundmi se vanilja është një stimulues i fuqishëm për meshkujt. Luleshtrydhet janë parë historikisht si zemra mrekullisht të ngrënshme. Forma e tyre sensuale dhe ngjyra e thellë e kuqe ka qenë simbol i Venusit, perëndisë së dashurisë. Legjenda thotë se nëse pret një luleshtrydhe përgjysmë dhe e ndan atë me një anëtar të seksit të kundërt, së shpejti ju do të bini në dashuri me njëri–tjetrin. Shija e kombinimit të gjithë këtyre elementeve të erosit ju pret në “British Airëays”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›