Përplasje e satelitëve, rrezik politik
Për herë të parë në histori mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka pasur një përplasje përtej planetit, e cila sipas ekspertëve mund të ketë pasoja gjeopolitike. Një satelit amerikan dhe një rus janë përplasur në hapësirë mbi Siberi, një përplasje që mundet të ketë qenë edhe aksidentale. Por “Ky është një eveniment që na bën të kuptojmë se gjërat nuk janë kaq të ndershme sa kemi menduar”, tha për “Reuters” Francisco Diego, një kërkues i vjetër në fizikë dhe astronomi në Universitetin “College London”. Përplasja mes një sateliti të drejtuar nga grupi amerikan i komunikimeve, “Iridium Satellite LLC” dhe një sateliti ushtarak rus, “Cosmos-2251” ka ndodhur rreth 485 milje mbi Arktikun Rus pasditen e së martës. Përplasja nxori të paktën 600 copëza të tyre në hapësirë duke rritur rrezikun edhe për satelitë të tjerë, përfshirë stacionin e gjerë “International Space Station”, i cili lëviz në një orbitë 220 milje lart.