Universiteti i Elbasanit dinjitoz dhe me standarde evropiane

Ne nje interviste per standard rektori i Universitetit te Elbasanit prof. Liman Varoshi ka treguar risite e vitit te ri akademik qe tashme ka nisur duke theksuar se Universiteti i Elbasanit ka qene dhe mbetet nder universitet me me tradite ne Shqiperi dhe i vendosur per ta ruajtur kete tradite edhe ne mijevjecarin e ri ai mbetet dinjitoz per krah institucioneve te tjera universitare.
Profesor Varoshi viti i ri akademik tashme ka nisur. Cilat jane sfidat me te cilat do te perballet Rektorati i Universitetit te Elbasanit
Viti i ri akademik natyrisht edhe Universitetin e Elbasanit e gjeti me ndryshime te rendesishme ku ato natyrisht reflektohen si ne infrastrukture ashtu edhe ne treguesit e tjere te cilet ndikojne ndjeshem ne ecurine normale te procesit mesimor kerkimor. Nderkohe midis ketyre ndryshimeve do te nenvizoja ato qe ne konceptin tone ekzistojne me paresore ky vit akademik filloi me celjen e re te programeve te studimit si ne nivelin e pare ashtu edhe ne nivelin e dyte pse jo edhe ne nivelin e trete te studimeve dhe konkretisht ne nivelin bachelor nisin aktivitetin e tyre programet e tilla studimit si Histori Gjermanisht Gjuhe Shqipe Gjuhe Frenge Gjeografi Italisht ne nivelin e dyte nisin aktivitetin e tyre masterat profesionale me 60 kredite ne fushen e psikologjise dhe punes sociale. Ajo qe eshte me e rendesishme konsiston ne faktin se fillimi i ketij viti akademik do te na sjelle edhe fillimin e studimeve ne shkollen e doktoratures. Gjithsesi per kete te fundit ne jemi ne pritje. Nderkaq ne kete vit te ri akademik permiresim te dukshem ka pesuar baza laboratorike ne kete kontekst jemi ne pritje te marrjes te dy laboratoreve me aksesore bashkekohore ne fushen e kimise dhe fizikes. E reja per kete vit akademik plotesohet me nje parameter qe per kohen rezulton nga me te rendesishmit per qenesine e funksionimin e nje institucioni te natyres universitare. Ky standard bashkekohor ka te beje me integrimin e natyrshem te procesit mesimor dhe atij kerkimor. Per kete jane hartuar te gjitha modalitetet per funksionimin e laboratorit eksperimental prane ish-Kombinatit Metalurgjik ne qender kerkimore ne fusha te tilla si ndotje e mjedisit rezistenca e materialeve etj. Vitit i ri akademik ka nisur mbare dhe natyrisht qe paresor do te kete edhe kualifikimin e vazhdueshem te profesoratit. Cilesia cilesia dhe vetem cilesia. Tradita jone 100-vjecare ne mesimdhenie na ben te perkushtuar dhe serioze ne sherbimet qe ne ofrojme. Ku konkurrenca eshte e drejte dhe e ndershme ne na nxit qe te rrisim parametrat tane dhe te mos biem ne vetekenaqesi. Studentet dhe familjet e tyre e kane kuptuar kete dhe kete e konfirmon fluksi i madh i kerkesave per te frekuentuar studimet ne UE. Megjithate vleresuesi me autentik i ketij fakti do te jete ratingu i universiteteve qe pritet te behet se shpejti.
UE vec anes se mesimdhenies ka nisur edhe kete vit te forcoje edhe aspektin e kerkimit shkencor dhe jetes se pasur akademike
Prej disa vitesh Universiteti i Elbasanit ka si prioritet te tij nxitjen dhe perhapjen e mendimit shkencor ne te gjithe mjedisin akademik mbareshqiptar. Konferenca kombetare e vitit qe shkoi konfirmoi potencialin organizativ dhe akademik te ketij institucioni dhe kjo nuk ishte e lehte. Per kete vit akademik do te organizohen dy konferenca te po atij formati dhe te po asaj shtrirjeje. Dhe konkretisht ne bashkepunim me Fakultetin e Histori-Filologji te UT do te organizohet konferenca per evidentimin e mendimit shkencor te prof. Mahir Domit po ashtu do te vijoje edhe konferenca kombetare Lef Nosi dhe kultura shqiptare.
Zoti Varoshi ngarkesa e rektorit a ju krijon mundesi ne krijimtarine tuaj shkencore
Punoj shume por edhe rezultatet nuk kane munguar. Them se ngarkesa e detyres eshte e madhe por e gjej mundesine pasi jane dy monografi dhe puna per veprat e mia shkencore nuk ka filluar me mandatin tim te rektorit. Ajo eshte rezultat i hulumtimeve te mia mbi 10-vjecare ne fushat ku edhe jam specializuar sic eshte historia e Ballkanit. Jane vite te tera te shqyrtimit bibliografik te literatures me te mire bashkekohore dhe studimore ne nje fushe qe eshte sa e diskutueshme aq edhe e pambyllur ne kuptimin e dhenies se nje teze perfundimtare. Jane materiale qe i kam mbajtur ne dore per vite te tera shenime dhe komente personale te kesaj bibliografie qe une prej vitesh hezitoja ti publikoja duke synuar drejt perfeksionit akademik. Ishte nxitja e kolegeve te mi specialiste te shquar te fushave si ne Elbasan ashtu edhe ne Tirane qe me beri te mos hezitoja me por ti hidhja keto ide ne treg. Deri tani reagimi intelektual ka qene pergjithesisht pozitiv por une vazhdoj te jem ne pritje te komenteve dhe ndonje verejtje qe mund te sjellin permiresime te metejshme. E reja qe sjellin keto punime konsiston ne perpjekjen per nje vleresim perendimor te rajonit te Ballkanit ne nje kontekst te caktuar kohor dhe problemor. Ndersa monografia qe pritet te dale se shpejti e titulluar Fati i nje autarkie ka te beje me trajtimin e krejt asaj problematike qe ka ndikuar ne ecurine e procesit historik te ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve te Lindjes Evropiane pergjate Luftes se Ftohte. Ne te njejten kohe behen perpjekje per te argumentuar tezen se autarkite jane te destinuara te deshtojne.