E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës, 115 pedagogët e rinj të emëruar sipas fakulteteve



Jonida Tashi

Përfundon procesi i rekrutimit të pedagogëve të rinj në tetë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Dje, është bërë shpallja e fituesve edhe për Fakultetin e Infermierisë, në të cilin nuk ishin shpallur ende pedagogët e rinj, emrat e të cilëve do të publikohen së shpejti. Burime nga Drejtoria e Komunikimit pranë UT-së bëjnë të ditur për gazetën “Albania” se procesi i rekrutimit të pedagogëve të rinj është realizuar në masën 95 përqind. Aktualisht, universiteti më i madh në vend ka emëruar 115 pedagogë të rinj në shtatë fakultetet e tij. Ndërkohë që këtij numri pritet t’i shtohen jo vetëm pedagogët e rinj të Infermierisë, por edhe pedagogët që do të emërohen së shpejti në disa vende të mbetura bosh në departamente të ndryshme.
Vendet bosh
Sipas Drejtorisë së Komunikimit në UT për plotësimin e këtyre vendeve vakante do të procedohet sipas të njëjtës praktikë që u ndoq për emërimet e para. Mësohet se në departamente të ndryshme të fakulteteve të Universitetit të Tiranës ekzistojnë disa vende të paplotësuara për pedagog të rinj. Por ende nuk është përgatitur një listë e saktë me vendet vakante që ekzistojnë sipas departamenteve në fakultete. Sipas burimeve nga UT-ja, shpërndarja e këtyre vendeve është diversive dhe mosplotësimi i tyre ka ardhur për disa arsye specifike sipas fakulteteve. Kështu, mësohet se në disa fakultete, mosplotësimi i vendeve të përcaktuara ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të kritereve nga kandidaturat e paraqitura. Ky problem i ka detyruar drejtuesit e fakulteteve, që të përzgjedhin midis shumë dosjeve të paraqitura vetëm ata kandidatë që plotësonin kriteret për mësimdhënie në to, pavarësisht se këto përzgjedhje nuk e kanë plotësuar numrin e përcaktuar për pedagogë të rinj. Për plotësimin e vendeve vakante për pedagogë në departamente do të rihapet sërish konkursi për pedagogë të rinj në këto vende. Pas dorëzimit të dosjeve të reja për kandidim Komisioni i Vlerësimit i ngritur në çdo fakultet do të përzgjedh kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Emërimet
Plot 115 pedagogë të rinj janë emëruar deri tani për të dhënë mësim në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Përkatësisht janë shpallur zyrtarisht emrat e pedagogëve fitues për shtatë fakultete duke filluar që nga ai i Shkencave të Natyrës, Mjekësisë, Gjuhëve të Huaja, Ekonomikut, Juridikut, Shkencave sociale deri te ai i Histori-Filologjisë. Rektorati i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Komisionet e Vlerësimit të kandidatëve për pedagogë të ngritura në çdo fakultet, pas përzgjedhjes së pedagogëve, kanë përcaktuar edhe departamentet ku ata do të punësohen. Kontrata e punës për të gjithë pedagogët e rinj që do të japin mësim në fakultetet e UT-së për vitin akademik 2008-2009 do të jetë një vjeçare. Emërimet në departamentet përkatës të fakulteteve janë bërë jo vetëm sipas nevojave të tyre për pedagogë, por edhe sipas kritereve që plotësojnë kandidatët e shpallur fitues. 115 pedagogët e rinj që janë përzgjedhur deri tani në tre fakultete të Universitetit të Tiranës janë shpërndarë sipas kërkesave në fakultete.
Shtimi
Trupës pedagogjike të Universitetit të Tiranës këtë vit akademik do t’i bashkëngjiten 160 pedagogë të rinj. Sipas kreut të UT-së, kjo shtesë pedagogësh bën që 20 për qind e stafit të shtohet dhe të rifreskohet. Për Kulen, kjo është një sfidë e madhe që ka Universiteti i Tiranës për të rifreskuar dhe për të bërë pranime cilësore të stafit pedagogjik. Falë shtimit të numrit të pedagogëve në fakultete, në disa prej tyre do të dyfishohet stafi. Kështu, Fakulteti Juridik në Tiranë nga 30 pedagogë që ka pasur vitin e kaluar do bëhet me 60 pedagogë. Të gjithë ata persona që kanë mbaruar doktoraturën jashtë, ose kanë dhënë mësim në universitetet evropiane do të pranohen në punë si pedagogë të shkollave të larta shqiptare pa konkurs. Shtimi i stafit pedagogjik pritet të mbylli vakuume jo të vogla të stafit mësimdhënës në universitet. Nisur kjo edhe nga fluksi i madh i të rinjve që çdo vit regjistrohen në fakultetet e Universitetit të Tiranës.

115 pedagogët e rinj në Universitetin e Tiranës

Fakulteti Histori-Filologji

Departamenti i Gjeografisë
Skënder Sala
Merita Dollma
Andri Hoxha
Aurela Bixha

Departamenti i Historisë
Gentjana Kera

Departamenti i Gjuhës
Maklena Çabej
Kledi Satka

Departamenti i Letërsisë
Viola Isufaj

Departamenti i Gazetarisë
Etleva Londo

Fakulteti i Shkencave sociale

Departamenti i Punës sociale
Daniele Kalaja
Marinela Sota
Marina Ndrio
Erika Bejko
Monika Taçi

Departamenti i Psikologjisë
Eni Qirjako
Gerti Janaqi
Blerta Bodinaku
Evisa Sokoli
Eralda Xhilla

Departamenti i Sociologjisë
Grida Duma
Mariana Bello
Merita Pone
Stela Karaj

Departamenti i Pedagogjisë
Bardhyl Musai
Fatmir Bezati

Departamenti i Shkencave politike
Klodiana Beshku
Sofokli Meksi

Departamneti i Filozofisë
Majlinda Keta

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Departamenti i Matematikës
Klodiana Bani

Departamenti i Informatikës
Ilda Dajçi

Departamenti i Kimisë
Sokol Abazi
Dritan Topi
Efrosina Teli
Bujar Seiti

Departamenti i Kimisë industriale
Hasime Manaj
Ismet Beqiri
Nereida Dalanaj

Departamenti i Biologjisë
Gëzim Kapedani
Marita Gjyrbavija

Fakulteti i Mjekësisë

Psikiatri
Ariel Çomo

Morfologji
Majlinda Kokiçi

Obsetri-Gjinekologji
Enkelejda Prifti

Kirurgji speciale
Endrit Shehu

Ortopedi
Ardid Duni

Laborator
Teuta Dedej

Sëmundjet infektive
Pëllumb Pipero

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Departamenti i Gjuhës Italiane
Elda Kotorri
Irena Ndreu

Spanjisht
Admira Nushi
Viola Biti

Departamenti i Gjuhës Angleze
Pandora Teta
Entela Kushta
Vjollca Tabaku
Nejla Qafmolla
Manjola Nasi
Erjon Agolli
Anisa Agolli
Rozana Bela
Kristina Sheperi
Ermal Çomo
Sidita Hoxhiq
Jonida Petro
Alketa Pema

Anglisht, filiali Sarandë
Vasilika rraku
Demir Kroi

Fakulteti Ekonomik

Departamenti Ekonomik
Aida Gjika
Arian Tushe
Adela Shera

Departamenti i Kontabilitetit
Gentiana Filipi
Rezart Demiraj

Departamenti i Marketingut
Artan Duka
Adela Llatja

Departamenti Matematikë-Statistikë-Informatikë e zbatuar
Elida Hoxha
Erion Zoto

Departamenti i Financës
Gerdi Lito
Ergis Ulqinaku
Perseda Grabova
Egerta Marku

Departamenti i Menaxhimit
Genc Alimehmeti
Blerina Gjylameti
Alma Selmani
Blendi Gërdoci
Etleva Leskaj

Ekonomiks, filiali Sarandë
Rakela Thano

Fakulteti Juridik

Departamenti i të Drejtës Civile

Jonida Rustemaj
Altin Papare
Ersida Teliti
Petrina Broka
Ilda Muçmataj
Erald Topi
Juliana Bylykbashi
Anjeza Liçenji
Xhensila Kadi
Eniana Qarri

Departamenti i të Drejtës Publike
Iris Petrela
Fjoralba Caka
Adea Pirdeni
Erind Mërkuri
Ina Petraj
Erisa Xhixho
Klesta Hysi
Erjon Muharremaj
Erida Pejo
Erlir Puto

Departamenti i të Drejtës Penale
Bojana Hajdini
Enkelejda Turkeshi
Xheni Varfi
Anisa Angjeli
Rezarta Demneri
Skerdian Kurti
Klodian Skënderaj
Alban Koçi
Dorina Hoxha
Artan Hoxha

15 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›