“Gërdeci”, Prokuroria kërkon gjurmët e Tomeit në Bosnjë dhe Zvicër
Letër-porosi në Zvicër për pyetjen e pronarit të “Evdin ltd”. Firma përfaqësohej nga Adnan Sarajliç, një shtetas boshnjak
Habjon Hasani
Tiranë - Prokuroria shqiptare ka dërguar zyrtarisht një letër-porosi në Zvicër për marrjen në pyetje të Henri Tomeit. Por prokurorët e dinë mirë se Zvicra është vendi ku është stacionuar zyrtarisht si rezident Henri Tomei, pasi shkresat e sekuestruara kanë treguar se të gjitha marrëveshjet mes “AEY”-së “Evdin ltd” dhe “MEICO”-s janë firmosur nga Adnan Sarajliç, një shtetas boshnjak që ishte përfaqësues i firmës “Evdin” (në Zenica të Bosnjës). Gjithsesi, prokurorët janë treguar proceduralë duke kërkuar zyrtarisht Tomein, sipas adresës së njohur zyrtarisht në Zvicër. Tomei figuron pronar i firmës “Evdin ltd”, të regjistruar në Qipro, por të gjitha veprimet e shitjeve u kryen nga Adnan Sarajliç, personazh i cili kishte lënë dhe numrin e kontaktit në faqen zyrtare të firmës “Evdin ltd”, ndërsa “Albania” ka publikuar e para në Shqipëri tre muaj më parë identitetin e tij, pas investigimit dhe zbulimit që bëri revista “Dani” në Bosnjë. Ndër të tjera, letër-porosi është dërguar edhe në Qipro, ku kjo firmë është regjistruar për të mësuar diçka më shumë lidhur me pronarin real të kësaj firme, pasi Henri Tomei deri tani rezulton i panjohur dhe për vetë autoritetet zvicerane. Por duket se vetë fakti që Tomei ka lënë një përfaqësues boshnjak tregon se ai ka “baza të shëndosha” në këtë vend, madje vetë emri Tomei mund të jetë një identitet i maskuar pas të cilit mund të fshihet ndonjë personazh i lidhur me Bosnjën. Këto dyshime i ka dhe grupi i prokurorëve të dosjes “Gërdeci”.
Njeriu i kontaktit
Revista boshnjake “DANI”, në një artikull të tre muajve më parë ka mundur të zbulojë detaje me vlerë lidhur me njeriun që menaxhonte firmën fantazmë që e ktheu Shqipërinë në epiqendrën e skandalit ndërkombëtar të armëve. Gazetari boshnjak E. Hecimoviç, ka mundur të kontaktojë menaxherin e firmës “Evdin ltd”, Adnan Sarajliç, ndërsa bashkëpunëtorë të vjetër të Sarajliçit në Bosnjë si dhe autoritetet e inteligjencës së këtij vendi kanë ofruar të dhëna të tjera lidhur me të kaluarën dhe rolin e Sarajliçit në skandalin që përfshiu dhe Shqipërinë. Pasi është kontaktuar nga gazetari, menaxheri i “Evdin ltd”, Sarajliç, ka kërcënuar se keqinterpretimet në media dhe artikujt kundër tij dhe firmës “Evdin ltd” do ta detyronin atë të hapte gjyq ndërkombëtar ndaj mediave që e kanë përmendur. “Nuk dua të flas me telefon. Pyetjet duhet të m’i dërgoni me e-mail, por nuk mund t’ju përgjigjem para ditës së mërkurë apo të enjtes. Këshilla ime është që ju të mos shkruani asnjë germë se do të ketë një gjyq të madh ndërkombëtar për të gjitha mediat që njollosën dhe dëmtuan kompaninë tonë”, -është përgjigjur Sarajliç. Më tej, i pyetur në telefon lidhur me faktin se cili ishte Henri, që rezultonte si pronar i kësaj shoqërie, Sarajliç ka mbyllur çdo shteg, duke e kthyer në tabu përmendjen e faktit se pronar rezultonte trafikanti ndërkombëtar Henri Tomei. “Jo, jo, jo. Unë nuk i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk i përgjigjem. Absolutisht jo”, - ka deklaruar Sarajliç.
Investigimi zviceran
Në kërkim të gjurmëve të Tomeit kanë qenë dhe disa gazetarë zviceranë pak kohë më parë. “Askush nuk e ka parë Henrin, ndonëse shumë njerëz kanë bërë tregti armatimesh me firmat e tij”, - shprehej gazetarja e emisionit zviceran, që përpiqej të hidhte dritë mbi identitetin e Tomeit. Në këtë emision theksohej fakti që Tomei, një person që nuk ka asnjë foto dhe asnjë pamje publike, është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara si trafikant armësh, ndërkohë që në Zvicër ai jeton i paprekur fare. Sipas këtij investigimi del se në emër të Tomeit është e regjistruar një shtëpi luksoze në periferi të Bernës, ndërsa ekziston e regjistruar edhe një firmë mëse të rregullt në Zvicër, në emër të tij. “Informacionet për të janë të rezervuara, ndërsa thuhet se vetëm shërbimet sekrete amerikane mund të dinë më tepër”, - theksonte reportazhi investigativ zviceran pak kohë më parë. Por duket pak i çuditshëm fakti që në një vend me një sistem të kualifikuar adresash dhe regjistrimi të identitetit të mos ekzistojë asnjë e dhënë konkrete për individin Tomei.
15 Tetor 2008