Universiteti i Tiranës mbyll vlerësimin e brendshëm
Që prej disa muajsh në të tetë fakultetet e këtij universiteti një grup pune i ngritur nga rektorati i UT-së ka zhvilluar atë që quhet vlerësim i brendshëm në kuadër të procesit të akreditimit. Faza e dytë e të cilit është vlerësimi i jashtëm që në rastin konkret Universiteti i Tiranës ka qenë në negociata me një kompani evropiane me emër në këtë fushë. E pikërisht me agjencinë gjermane "aquin". Ka qenë vetë rektori i UT-së, Dhori Kule, që pak kohë më parë bëri publik faktin se Universiteti i Tiranës pasi të përmbyllte procesin e vetëvlerësimit do të kontraktonte një kompani të huaj të njohur në fushën e akreditimeve universitare.
Ndërkohë që për të mësuar të gjitha detajet mbi gjendjen aktuale të tetë fakulteteve të UT-së do të duhet një pritje dyjavore. Kjo është koha e kërkuar nga grupi i punës i përbërë nga 30 profesorë të UT-së për të hartuar raportin final. Pasi të njihet nga rektorati i UT-së, ky dokument do t‘i dërgohet për shqyrtim dhe miratim edhe Agjencisë së Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Vetëm pasi të mbyllet kjo procedurë do të nisi faza tjetër dhe më e rëndësishmja e vlerësimit të jashtëm në përputhje me standardet e universiteteve të tjera evropiane.
Ndërkohë që në këtë raport final të vlerësimit të brendshëm do të përshkruhen në mënyrë të detajuar gjendja e infrastrukturës që ofrojnë këto fakultete në procesin e mësimdhënies, të dhënat për stafin akademik dhe nivelin e përgatitjes së tyre ku në mënyrë të detajuar do të specifikohen edhe gradat shkencore apo niveli i studimeve që ata kanë kryer. Jashtë vëmendjes nuk do të lihet as kurrikula për secilën lëndë që kryejnë studentët, si dhe numri i këtyre të fundit së bashku me kapacitete që ofron realisht dhe ato potenciale që ka ky universitet. Pak kohë më parë, kryetari i Konferencës së Rektorëve, Jorgaq Kacani, deklaroi se akreditimi i universiteteve do të ndihmojë edhe në listimin e tyre sipas cilësisë. Gjë kjo që do të bëjë të mundur orientimin më të mirë të të rinjve në përzgjedhjen e universitetit ku do të studiojnë, por edhe çmimet që do të ofrohen për ta.