Universiteti i Vlorës, në auditore askush me mesatare nën notën 6
Maturantët, me notën mesatare të shkollës së mesme më të ulët se 6, nuk do të mund të rregjistrohen në Universitetin “Ismail Qemali” të qytetit të Vlorës, edhe pse në bazë të konkurimit kanë fituar të drejtën e studimit pranë këtij institucioni të arsimit të lartë. Burime zyrtare nga rektorati bënë të ditur se, "kandidatët me mesatare nën notën 6, përbëjnë rreth 25-30% të të rinjve dhe të rejave që rezultojnë fitues në listat e shpallura, të cilët pritet të ndjekin programet e studimit që ofrohen në Universitetin e Vlorës. "Sipas të njëjtave burime, rregjistrimet për 2900 të rinjtë që rezultojnë fitues do të mbyllen në datën 20 shtator. Në Universitetin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, ofrohen aktualisht 21 programe studimi, ndërkohë që, për vitin e ri akademik ky numër pritet të shtohet edhe me disa të tjera,si diplomë e integruar në inxhinieri elektrike dhe financë, diploma të nivelit të parë në fizikë, kimi, biologji, etj. Programet e reja, u shtohen atyre që janë miratuar gjatë më shumë se një viti në këtë universitet, ku përfshihet edhe ai i doktoraturës, në matematikë. Në Universitetin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, studjojnë aktualisht rreth 15000 të rinj e të reja. Pak muaj më parë, Universiteti i Vlorës, nënshkroi një marrëveshje me Universitetin e Clausthal(Gjermani), ku parashikohet vendosja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, si dhe dërgimi, çdo vit për studime i një kontigjenti studentësh vlonjatë.
...