1609
Ervin Bushati
Para katër shekujve, më 25 gusht 1609, në Venecia koncepti i njerëzimit mbi universin ndryshoi përjetësisht. Galileo Galilei i ofroi botës për herë të parë teleskopin, për të parë dhe kuptuar atë që ndryshonte nga gjithçka e besuar deri në atë moment: Toka nuk ishte qendra e realitetit dhe universi është i pamatë përtej imagjinatës së madhësisë. Shpikja e magjishme nuk ishte thjesht një mjet për të admiruar pafundësinë dhe mrekullinë e universit, por ishte një koncept revolucionar, për mënyrën se si njerëzimi e mendon veten dhe natyrën që e rrethon. Nga ajo kohë, kuptojmë përherë e më shumë se nuk jemi as qendra as fillimi dhe as fundi për gjithçka që na është dhuruar. Deri në atë moment, njerëzit ishin të bindur që jetonin në një sferë të kristaltë, ku yjet ishin kufiri që na rrethonte. Thyerja e këtij koncepti ishte një nga momentet historike më të rëndësishme të zhvillimit njerëzor, një fillim në rrugën e njohjes së vetes. Ky raport i ri i krijuar me natyrën do të kishte peshë në të ardhmen dhe do të influenconte thellë mendimin dhe shkencën në shekujt pasardhës në një mënyrë revolucionare.
Sot jemi para fenomenit kur na duhet të shqyrtojmë, kuptojmë dhe pranojmë në distancë ngjarjet - pasi ato kanë ndodhur. Kjo më e vërtetë duket në realitetin tonë si shoqëri që sapo ka nisur rrugën e gjatë dhe pa kthim të demokracisë. Jemi drejt kultivimit të një kulture politike që do t’i përgjigjet hapave me të cilat shoqëria shqiptare rend drejt një të ardhme më të mirë dhe me të drejtë. Më 28 qershor ishim dëshmitarë të një procesi emancipues, që nuk mund të lihet pa analizuar nga elita shoqërore shqiptare. Përsëri harrojmë të lexojmë e të pranojmë verdiktin e shoqërisë sonë.
Jo rrallëherë jemi gjendur përballë historisë me ngjarje dhe drama që kanë ndodhur para se të kuptoheshin; aq më pak të parapriheshin nga politika jonë kombëtare. Jo rrallëherë kemi vuajtur apo kemi humbur shanse të papërsëritshme vetëm sepse kemi nënvlerësuar me një naivitet rishtari nevojat dhe kërkesat e kohës; si tonat dhe të rrethanave në të cilat jetojmë.
Klasa politike në vend jo rrallë është zgjuar brenda një realiteti që e mendonte si të pakapshëm nga “votuesi i thjeshtë”. Nënvlerësimi dhe mungesa e respektit për tjetrin kanë qenë vetëm pikënisja e këtij dështimi të madh për të kuptuar realitetin përtej “sferës së kristaltë” që rrethon elitën politike në vend. Ndaj nuk duhet të jetë për askënd çudi kur shohim që kjo elitë ka ecur aq përpara sa në fakt ka mbetur prapa. Zgjimi në realitet ka disa herë forma të çuditshme shfaqjeje për elitën politike, duke nisur nga vota që habisin e deri tek revolta masive popullore që shkatërrojnë strofën shoqërore në vend.
Deri më sot politika vetëm sa ka ndjekur nga pas atë shoqëri që do të duhej të ndihmonte në rrugën e duhur. Për më tepër, këtë e ka bërë vetëm e detyruar: kur ka marrë mësimin e duhur, herë në mënyrë të vrazhdë e herë më të përkore, se nuk paraqet vullnetin e lirë apo aspiratat më të mira të kësaj shoqërie që përfaqëson.
Akoma sot revolucioni i vitit 1609 nuk ka dhënë ndikimet e tij në klasën tonë politike, dhe nuk ka mësuar elitën e vendit që qendra e gjithçkaje është gjithçkaja. Duket mjerane politika që krijohet thjesht për të marrë një deputet më shumë dhe pastaj për të qeverisur në emër të të gjithë popullit.
Për sa kohë që nuk do të kuptohet dhe nuk do të pranohet kjo, ne do të jemi të qeverisur dhe të drejtuar nga e keqja më e vogël. Kjo është një histori që po përsëritet në një rreth vicioz tashmë tepër të gjatë, më shumë kohë se sa kemi ne për të pritur: diçka që kombe rreth nesh e kanë zgjidhur dhe nuk pritet nga ne të bëjmë shpikjen e fundit në botë. Sa keq, kur kemi vetëm një jetë dhe banojmë në kontinentin më të civilizuar: kaq pak kilometra larg djepit ku lindi demokracia për gjithë njerëzimin.