E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohen tre shtetas për tentativë vrasjeje

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për veprën penale të tentativës së vrasjes.Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bën të ditur se shtetasi Eduart Meta, është arrestuar pas urdhërit të ndalimit nga ana e organit të prokurorisë, sipas të cilit 33-vjeçari nga Durrësi dy muaj më parë gjatë një shkëmbimi zjarri për motive të dobta me shtetasin Leonard Lushi ka shkaktuar plagosjen e dy personave që ndodheshin në një nga lokalet e plazhit.  Sipas të njëjtve burime, po dje është ndaluar edhe 22-vjeçari Edmirand Istrefi nga Shijaku, i cili sipas urdhërit të prokurorisë dyshohet si autor i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Mujo Kurti. Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik të këtij viti në fshatin Rrashbull, 7 km larg Durrësit. Burimet thanë se të dy personat e arrestuar do të përgjigjen për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë dhe të armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, një 35-vjeçar nga fshatrat e Durrësit, i cili punonte si shofer fugoni është arrestuar mbrëmjen e kaluar, disa orë pasi kishte qëlluar me armë zjarri  furgonin e një kolegut të tij në bashkinë e Manzës, duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të automjetit. Konfilikti midis dy drejtuesve, u bë shkak për ngjarjen. Altin Sula ka qëlluar me armë në drejtim të fugonit, në pronësi të shtetasit Fatmir Derjai, 40 vjeç. Të shtënat kanë dëmtuar automjetin, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i tij nuk është plagosur. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar armën tip automatik, 22 fishekë si dhe tre gëzhoja. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›